Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Heqja e kufirit mes Kosovës e Shqipërisë, në proces

2022/01/04 at 3:58 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Heqja e kufirit mes Kosovës e Shqipërisë, në proces

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë janë duke punuar që të lehtësojnë lëvizjen e lirë për qytetarët e mallrat mes dy shteteve, por për lëvizje pa ndalesë duhet kohë, thonë për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.


“Është duke u punuar që të ketë pika të veçanta të kalimit kufitar, pika të përkohshme të kalimit kufitar në mbi dhjetë fshatra të brezit kufitar. Janë duke u bërë lehtësime tjera si bashkëpunime në ndërlidhje të sistemeve të përbashkëta të kontrollit kufitar”.

“Po punohet për mundësinë që në raste festive, fatkeqësive natyrore apo rrethana të ngjashme për të kaluar kufirin kudo jashtë pikave kufitare”, thuhet në një përgjigje me shkrim të kësaj ministrie.

Të gjitha këto masa dhe veprime, sipas ministrisë, kanë filluar të zbatohen, por për arsye teknike, financiare, të sigurisë, duhet kohë të zbatohen plotësisht, ‘ashtu siç është vullneti i palëve’.

Në mbledhjen e fundit të qeverive të të dyja shteteve të mbajtur në nëntor të vitit 2021, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Kosovës, Albin Kurti, kanë kërkuar nga ministrat e dikastereve përkatëse të merren me procedurat të cilat çojnë deri në heqjen e kufirit.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Blendi Çuçi, dhe ai i Kosovës, Xhelal Sveçla, kanë rënë dakord që në kufi të vendosen kamera për monitorimin e automjeteve që hyjnë dhe dalin nga vendet dhe të mos kërkohen pasaportat apo letërnjoftimet nga qytetarët që kalojnë kufirin.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se janë duke punuar në synimet që i kanë dhënë në mbledhjen e fundit të dy qeverive.

Radio Evropa e Lirë kërkoi edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme e Shqipërisë më shumë hollësi rreth kësaj çështjeje, por, deri në publikimin e këtij teksti, nuk siguroi ndonjë përgjigje.

Kufirin qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë pa ndalesë kanë mundësi ta kalojnë vetëm ndonjëherë gjatë festave të apo ndonjë datë historike siç është pavarësia e Shqipërisë apo e Kosovës.

Deklaratat e udhëheqësve ndër vite

Ndër vite udhëheqësit nga Kosova dhe Shqipëria kanë dhënë deklarata të tipit ‘do ta heqim kufirin mes dy shteteve’, por kjo ende nuk ka ndodhur.

Qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë vazhdojnë t’u nënshtrohen kontrolleve në pikat kufitare që lidhin këto dy shtete.

Në shtator të vitit 2018, Ramush Haradinaj, atëbotë kryeministër i Kosovës, pati thënë se kufiri Kosovë-Shqipëri do të hiqet në natën e ndërrimit të moteve.

Pas Haradinajt, një deklaratë për heqje të kufirit në vitin 2019 pati dhënë edhe Hashim Thaçi, i cili në atë kohë ishte president i Kosovës.

Një deklaratë e tillë nuk ka munguar edhe nga Albin Kurti, kryeministër aktual i Kosovës.

Por, për këto deklarata, vazhdimisht kishte reaguar Qeveria e Serbisë, e cila i konsideronte rrezik për paqen.

Rama: Kufiri Kosovë – Shqipëri mund të hiqet vetëm me marrëveshje me të tjerët

Por, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në deklarimet e tij ka potencuar se nuk është se nuk kanë dashur ta heqin kufirin, por çdo herë kjo çështje kishte alarmuar Beogradin, Uashingtonin dhe Brukselin.

Rama ka thënë se për të hequr kufirin në ‘masën e vetëplotë’, siç e quan ai, ka nevojë për marrëveshje me të tjerat, që nënkupton marrëveshje me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Për këtë Rama ka thënë se kishte iniciuar në vitin 2019 iniciativën ‘Mini-Shengeni ballkanik’ që tani ka marrë emrin “Ballkani i Hapur”, ku marrin pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Megjithatë, Kosova ka refuzuar tashmë të jetë pjesë e kësaj marrëveshjeje, pavarësisht se ishte zotuar që do t’i bashkohet iniciativës së “mini-Shengenit” përmes Marrëveshjes së Uashingtonit, të nënshkruar më 4 shtator 2020, në Shtëpinë e Bardhë.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ideja e tregut të përbashkët rajonal mund të nisë me një treg të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

“Do të duhej të praktikohej si do të funksionojë ky treg i përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, para se një ide e tillë të zgjerohet edhe në shtet tjera të Ballkanit”, ka thënë Zeka.

Përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë vazhdimisht janë deklaruar se hasin në procedura burokratike kur eksportojnë në Shqipëri. Ata kanë kërkuar që të hiqet kufiri dhe lëvizja e njerëzve, si dhe e mallrave të bëhet sikur në vendet e Bashkimit Evropian.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar integrimin ekonomik. Ata i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’u qaset me “mendje të hapur” përpjekjeve për integrim rajonal ekonomik.

Por, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, mendon se iniciativa e “mini-Shengenit”, është nismë pa vizion për rajonin.

Kjo iniciativë, nuk përkrahet as nga partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Për eliminimin e barrierave tregtare, Kosova dhe Shqipëria, ndër vite, kanë nënshkruar dhjetëra marrëveshje.

Po ashtu, për të pasur një bashkëpunim më të lehtë ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë, ishin investuar miliarda euro në infrastrukturë rrugore.

Të dyja vendet kanë ndërtuar edhe rrugë, apo autostrada që i lidhin më lehtë ato./REL



Ju sugjerojmë

Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar
Kryesore

Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar

15 Dhjetor, 2025 6:13 pm
Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten
Kronikë

Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten

15 Dhjetor, 2025 4:36 pm
Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara
Kronikë

Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara

15 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Berisha tregon prapaskenat e votimit të Endrit Shabanit: Ambasadori i BE telefonoi…
Kryesore

Berisha tregon prapaskenat e votimit të Endrit Shabanit: Ambasadori i BE telefonoi…

15 Dhjetor, 2025 2:35 pm
Balla: PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, goditje emërimeve partiake
Kryesore

Balla: PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, goditje emërimeve partiake

15 Dhjetor, 2025 12:16 pm
PD u tërhoq nga “Zgjedhorja” dhe “Territorialja”, PS: Vazhdojmë punën
Kryesore

PD u tërhoq nga “Zgjedhorja” dhe “Territorialja”, PS: Vazhdojmë punën

15 Dhjetor, 2025 11:23 am
Elbasan/ Vëllai godet me thikë vëllain
Kronikë

Elbasan/ Vëllai godet me thikë vëllain

15 Dhjetor, 2025 11:19 am
Berisha në SPAK: Dumani kishte mbledhur BKH dhe u lexonte urdhrin e fundit të Ramës
Aktualitet

Berisha në SPAK: Dumani kishte mbledhur BKH dhe u lexonte urdhrin e fundit të Ramës

15 Dhjetor, 2025 10:36 am
PD kërkoi përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga Kuvendi, “Etika” rrëzon kërkesën
Kryesore

PD kërkoi përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga Kuvendi, “Etika” rrëzon kërkesën

15 Dhjetor, 2025 10:32 am
Mblidhet grupi parlamentar i PS, të pranishëm Rama dhe Balluku
Kryesore

Mblidhet grupi parlamentar i PS, të pranishëm Rama dhe Balluku

15 Dhjetor, 2025 10:26 am
Para
Izolohet qyteti në Kinë, banorët këmbejnë çdo gjë për ushqim

Izolohet qyteti në Kinë, banorët këmbejnë çdo gjë për ushqim

Rekord rastesh me COVID-19 në SHBA

Rekord rastesh me COVID-19 në SHBA

Përhapet me shpejtësi, OBSH: Omicron shkakton simptoma mesatare

Përhapet me shpejtësi, OBSH: Omicron shkakton simptoma mesatare
















TE FUNDIT

Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar

Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar
15 Dhjetor, 2025

PD do të çojë në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit në postin e Avokatit të Popullit. Mësohet se grupi...

Lexo më shumë

Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten

Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten
15 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë u shënua këtë pasdite në Llogara, ku një person u gjet i djegur brenda makinës së...

Lexo më shumë

Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara

Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara
15 Dhjetor, 2025

Një person është gjetur i pajetë brenda një makinë të djegur në Llogara. Makina është gjetur në një rrugë dytësore...

Lexo më shumë

Berisha tregon prapaskenat e votimit të Endrit Shabanit: Ambasadori i BE telefonoi…

Berisha tregon prapaskenat e votimit të Endrit Shabanit: Ambasadori i BE telefonoi…
15 Dhjetor, 2025

Nga deklarata e përditshme për shtyp, Sali Berisha iu përgjigj deklaratave të Taulant Ballës, i cili më herët sot tha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com