Viti 2022 parashikon ndryshime të mira e pozitive për të gjitha shenjat. Për secilën prej tyre favorizohet mjaft dashuria dhe zgjerimi profesional, ndërsa thuajse të gjitha duhet të kenë kujdes me shëndetin e tyre mendor apo fizik. Gjithsesi, gjatë këtij viti të gjitha do të kenë mundësi për rritje personale dhe mbarëvajtje të raporteve.
Dashi
Vit serioz, pjekurie e maturie. Studentët e kësaj shenje do të kenë mundësi shumë të mira, si për ata që studiojnë jashtë edhe ata në vend. Me paranë do të jenë shumë më mirë se në vitin 2021. Po e njëjta gjë do të ndodhë me formimin dhe mënyrën si ndihen në raport me veten. Iu duhet të punojnë fort me raportet sociale pasi duken ndryshe nga natyra e tyre e qeshur, spontane dhe që konsiderohen si shpirti i shoqërisë. Kjo do të thotë ose janë mbledhur pak nga viti i shkuar ose kanë pasur mërzitje të vogla që do të vazhdojnë deri në fund të Shkurtit.
Demi
Urani do të qëndrojë gjatë dhe pavarësisht kthimit të drejtë në datën 19, ka lajme shumë të mira për paranë dhe ndryshime që në fillim mund t’i surprizojnë. Nëse nuk i kanë bërë zgjedhjet, sidomos te 10-ditëshi i qendrës dhe i tretë, por në ndryshim nga vitet e tjera, këto do të jenë ndryshime të strukturuara. Ky vit do të jetë shumë i mirë për qëndrueshmërinë pasi edhe në ndryshimet e papritura, koha e pritjes do të jetë e vogël dhe kjo do të sjellë gjëra të mira në anën ekonomike e profesionale. Planeti i fatit te Peshqit iu shkon shumë dhe do të jetë një nga tre shenjat më të privilegjuara në drejtimin financiar. Nuk duhet të marrin vendime të formës së prerë sepse mund të përballen me anë jo të mira. Beqarët duan të gjejnë raporte të reja, të martuarit duhet t’i ruajnë shumë mirë.
Binjakët
Periudha Janar-Shkurt dhe Nëntor-Dhjetor janë mjaft të rëndësishme për këtë shenjë që përputhet me kujdesin ndaj detajeve të zhvillimeve në ambientin profesional, që do ta kenë pasur të mirë. Kjo periudhë do të jetë e duhura për të përshpejtuar vrapin që të zgjerojë anën profesionale. Do të arrijnë të prodhojnë më shumë para në momente të caktuara.
Gaforrja
Nga fundi i 2021, ritmi dhe ngarkesa e punës u përshpejtua. Mërkuri, Venusi te Bricjapi ndodhen përballë kësaj shenje dhe në hyrje të forta me Plutonin që nxit pasione e nevoja për të bërë gjëra të mëdha. Viti do të mbyllet me Mërkurin e kundërt në Bricjap dhe Venusin në të drejtë në këtë të fundit. Ftohtësia apo ngurtësimi i raporteve familjare do të kthehen e korrigjohen në fund të vitit. Në punë, nisja e ciklit të ri diellor më 21 Mars, shoqëruar nga planeti i fatit do të rrisë ritmin dhe zhvillimet. Në dashuri, çdo problematikë do të korrigjohet, ndërsa me fizikun çdo gjë që u mbart nga 2021 do të zgjidhet deri në fund të Shkurtit.
Luani
Çështjet zyrtare, të pronësisë, ligjit, strukturimit apo që janë të mbartura, do të jenë pika e fortë dhe do të mbyllen me sukses. Pika e dobët është që nëse nuk janë marrë me shëndetin, gjatë Shkurtit e Marsit mund të përballen me çështjet e fizikut. Në anën sociale është gjithçka mirë, por me Venusin fillojnë e mbarojnë me grindje, por jo të mëdha. Beqarët do të kenë një pranverë-verë shumë të bukur e madje do të plotësohen emocionalisht.
Virgjëresha
Më të privilegjuarit dhe të favorizuarit nga yjet sepse nuk do iu duhet të përballen vetë me luftëra të mëdha, por do të vjnë nëpërmjet të tjerëve dhe do të vazhdojnë të jenë në tokë të qëndrueshme. Planeti i fatit përballë do ta bëjë më produktiv, por edhe e vendos në qendër të vëmendjes pothuajse gjatë gjithë vitit. Fati do t’i ndihmojë në çdo bashkëpunim dhe çdo gjë që do të nisë deri në rezultatin final. Çdo gjë do të nisë me një bashkëpunim që do t’i rezistojë kohë gjatë, në një periudhë mbi 12 vjet.
Peshorja
Deri në datën 20 Mars do të vazhdojë të strukturojë çfarë është e rëndësishme, karriera. Pjesa më e madhe qëndron në baza të forta e të mira. Pas kësaj date do të nisë të merret seriozisht me dashurinë. Duhet të zgjedhë në varësi të pikës më të fortë, iu duhet të kërkojnë një partner që ka harmoni brenda vetes sepse vetëm ai mund t’iu japë çfarë kanë nevojë.
Akrepi
Shtëpi, çati, pronësi, rregullim të letrave në këtë drejtim. Shëndeti e familja do të jenë mirë. E mbyllën vitin me problematika e ngërçe në aspektin personal. Urani përballë deri në fillim të Marsit do t’i nxisë për të marrë vendime përfundimtare. Duke qenë se shpërthimet e tyre janë të rralla dhe përgjithësisht i kanë emocionet nën kontroll, do të dalin siç duan nga përplasja apo analizat në jetën e tyre personale. Pikë e dobët mbetet ekonomia, pavarësisht se planeti i fatit te Peshqit jep optimizëm e qarkullim, por duhet menaxhimi.
Shigjetari
Paraja ndodhet me pesë yje, ndaj ata që kanë punuar fort e kanë rrugën të shtruar. Iu duhet të vendosin prioritet në familje dhe shtimin e saj. Ata që e kanë pasur në plan, e kanë vit shumë të mirë. Ata që merren me studime, e kanë vit të mbarë e me fat që në fillim të tij. Duhet të kenë pak kujdes me mënyrën e të ushqyerit gjatë periudhës Shkurt-Mars dhe fundvitit.
Bricjapi
Dashuri përsëri, fillon me Venusin në të kundërt te Bricjapi, mbaron me të në të drejtë te Bricjapi. Në pjesën e parë analizojnë çfarë kanë dhe në pjesën e dytë dashurohen. Ata që i ruajnë gjërat e tyre do ta shijojnë dhe do të jenë të sigurt. Ata që kanë bërë përzgjedhjen, iu duhet të hyjnë në rrugëtimin e ri personal. Shpenzimet vazhdojnë, por në fillim do të kenë pak vështirësi nga harxhimet e fundit të 2021, por do rikuperohen kollaj. Në punë, planeti i fatit te Peshqit është shumë pozitiv për ta dhe do të qartësojnë çfarë kanë nisur.
Ujori
Saturni vazhdon të qëndrojë te ta deri në 7 Mars 2023, ndaj vazhdon strukturimi i bazës praktike për 10-ditëshin e qendrës dhe atë të tretë. Në pjesën e nisjeve apo idesë, i kanë të qarta vështirësitë e 2021, por e morën iniciativën. Strukturimi i hapave të qëndrueshmërisë do të jetë në këtë vit. 10-ditëshi i qendrës dhe i tretë duhet të konsolidojë shëndetin e të kryejë kontrollin e tij. Nga ana sociale janë mjaft mirë, si edhe në strukturimin e bashkëpunëtorëve pasi do të jenë të rrethuar nga njerëz që i bëjnë të ndihen mirë në atë çfarë përfaqëson uni i tyre.
Peshqit
Jupiteri dhe Neptuni te Peshqit gjatë gjithë vitit, Saturni në familjen e dymbëdhjetë, do ta nisin vitin me çështje që iu përkasin shtëpisë, qofshin këto të lidhura me rregullime apo korrigjime etj. Në këtë aspekt do të hedhin një themel të fortë e do ta kenë të mbarë. Gjithashtu do të duhet sigurojnë shëndetin në mënyrë që kur të vijë Saturni në Mars 2023, të mos përballen me probleme. Duhet të nisin sportin për të qenë të ekuilibruar në emocione dhe të kenë mundësi të jenë afër racionalitetit, pavarësisht bukurisë së ëndrrave./tvklan.al