Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Brukseli e konsideron energjinë bërthamore si “energji të gjelbër”

2022/01/03 at 8:44 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Brukseli e konsideron energjinë bërthamore si “energji të gjelbër”

Komisioni i BE-së dëshiron t’i klasifikojë investimet në termocentralet bërthamore dhe ato të gazit si ekologjike. Kusht është që sistemet të përmbushin standardet më të fundit teknike. Politikanët e gjelbër indinjohen.

BE-ja do që gazi dhe energjia bërthamore të klasifikohet nën kushte të caktuara si energji ekologjike. Në një projekt-rregullore të Komisionit Evropian, e cila sapo u bë publike shkruhet se “duhet pranuar se sektorët që punojnë me lëndë fosile si gazi dhe energjia bërthamore mund të kontribuojnë për dekarbonizimin e ekonomisë së Bashkimit Evropian”.

Sipas projekt-rregullores investimet në centrale të reja bërthamore duhet të klasifikohen si të gjelbra, nëse termocentralet plotësojnë standardet më të fundit teknike. Një kusht tjetër është që objektet e reja bërthamore të marrin leje ndërtimi deri në vitin 2045.

Komisioni i BE-së do që këty dy forma energjie të përfshihen krahas teknologjive pa emetime dioksidi karboni, si enegjia e prodhuar nga era dhe dielli, në të ashtuquajturën taksonomi, e cila shërben si orientim për tregjet financiare, se cilat investime mbrojnë klimën dhe mjedisin.

Zemërim tek politikanët e gjelbër

Projekt-rregullorja e re nga Brukseli u prit me zemërim nga politikanët e gjelbër dhe kundërshtarët e energjisë bërthamore, që ende janë duke festuar mbylljen në ditën e fundit të vitit që sapo lamë pas të tre termocentralëve bërthamorë në Gjermani.

Gjermania është kundër përfshirjes së energjisë bërthamore në taksonomi, por e konsideron prodhimin e energjisë elektrike nga gazi si një teknologji të nevojshme tranzicioni drejt neutralitetit klimatik. Kurse për vende si Franca energjia bërthamore është një teknologji kyçe për një ekonomi pa CO2.

Dy javë konsultime

Procesi i konsultimeve mes vendet anëtare të BE-së pritet të zgjasë rreth dy javë. Në mes të janarit Komisioni do të paraqesë më pas propozimin përfundimtar, i cili mund të ndryshojë nga propozimi i tanishëm.

Zbatimi i tij mund të parandalohet vetëm nëse një shumicë e cilësuar shtetesh anëtare e kundërshtojnë atë. Sipas kësaj e nevojshme është që të jenë të një mendjeje të paktën 15 vende të BE-së, të cilat përfaqësojnë të paktën 65 për qind të popullsisë së përgjithshme të BE-së./DW

Ju sugjerojmë

Vlora sërish pa drita, punimet për investimin në rrjetin e ujësjellësit shkëpusin…
Aktualitet

Vlora sërish pa drita, punimet për investimin në rrjetin e ujësjellësit shkëpusin…

3 Shkurt, 2026 10:33 pm
Pas identifikimit të viktimave, hiqen mijëra dokumente të Epstein
Bota

Pas identifikimit të viktimave, hiqen mijëra dokumente të Epstein

3 Shkurt, 2026 9:16 pm
Salianji “këshillon” PD për “Territorialen”:Shkoni në Komision me propozime konkrete
Politikë

Salianji “këshillon” PD për “Territorialen”:Shkoni në Komision me propozime konkrete

3 Shkurt, 2026 8:26 pm
Hoxha në GJKKO, tregon detajet e vrasjeve për të cilat paguheshin 70-100 mijë euro
Kronikë

Hoxha në GJKKO, tregon detajet e vrasjeve për të cilat paguheshin 70-100 mijë euro

3 Shkurt, 2026 8:15 pm
Dosja “Epstein”/ Lajçak i penduar: Kur i lexoj sot ato mesazhe, ndihem si budalla
Bota

Dosja “Epstein”/ Lajçak i penduar: Kur i lexoj sot ato mesazhe, ndihem si budalla

3 Shkurt, 2026 7:56 pm
SHBA ul tarifat për Indinë, kusht që të ndërpresë blerjet e naftës ruse
Bota

SHBA ul tarifat për Indinë, kusht që të ndërpresë blerjet e naftës ruse

3 Shkurt, 2026 6:56 pm
Mbetjet e rrezikshme në Durrës, kush janë personat me masë sigurie
Kronikë

Mbetjet e rrezikshme në Durrës, kush janë personat me masë sigurie

3 Shkurt, 2026 5:22 pm
Inteligjenca artificiale krijon fe? Ekspertët: AI po merr kontrollin e gjuhës
Life Style

Inteligjenca artificiale krijon fe? Ekspertët: AI po merr kontrollin e gjuhës

3 Shkurt, 2026 4:47 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Mbetjet e “Kurum”, Prokuroria e Durrësit lëshon 33 urdhërarreste

3 Shkurt, 2026 4:12 pm
Groenlanda/ Rusia reagon ndaj planeve të SHBA: Çdo vendosje armësh do ketë përgjigje
Bota

Groenlanda/ Rusia reagon ndaj planeve të SHBA: Çdo vendosje armësh do ketë përgjigje

3 Shkurt, 2026 4:01 pm
Para
Elbasan/ Dhunoi gruan, arrestohet 58-vjeçari, ngjarja ndodhi për…

Elbasan/ Dhunoi gruan, arrestohet 58-vjeçari, ngjarja ndodhi për...

Lëvizi indietro në autostradë dhe shkaktoi aksident, arrestohet 27-vjeçari

Lëvizi indietro në autostradë dhe shkaktoi aksident, arrestohet 27-vjeçari

Për çfarë i shpenzojnë paratë shqiptarët, në krahasim me europianët

Për çfarë i shpenzojnë paratë shqiptarët, në krahasim me europianët

TE FUNDIT

Vlora sërish pa drita, punimet për investimin në rrjetin e ujësjellësit shkëpusin…

Vlora sërish pa drita, punimet për investimin në rrjetin e ujësjellësit shkëpusin…
3 Shkurt, 2026

Punimet për investimin në rrjetin e ujësjellësit kanë dëmtuar edhe një herë linjat elektrike, duke lënë pa energji elektrike rreth...

Lexo më shumë

Pas identifikimit të viktimave, hiqen mijëra dokumente të Epstein

Pas identifikimit të viktimave, hiqen mijëra dokumente të Epstein
3 Shkurt, 2026

Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DOJ) ka hequr mijëra dokumente që lidhen me Jeffrey Epstein nga faqja e tij e internetit,...

Lexo më shumë

Salianji “këshillon” PD për “Territorialen”:Shkoni në Komision me propozime konkrete

Salianji “këshillon” PD për “Territorialen”:Shkoni në Komision me propozime konkrete
3 Shkurt, 2026

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, gjatë fjalës së mbajtur në takimin me strukturat e PD në Fier, deklaroi se PD...

Lexo më shumë

Hoxha në GJKKO, tregon detajet e vrasjeve për të cilat paguheshin 70-100 mijë euro

Hoxha në GJKKO, tregon detajet e vrasjeve për të cilat paguheshin 70-100 mijë euro
3 Shkurt, 2026

I akuzuar i SPAK si vrasës me pagesë, Henrik Hoxha, të cilit ju hoq statusi i të penduarit gjatë hetimit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com