Kontrolle të befasishme janë kryer këtë mbrëmje nga policia e Elbasanit të disa lokale dhe ambiente të qytetit, që mendohet se frekuentohen nga persona me precedente penalë. Informacionet paraprake bëjnë me dije se janë të paktën 6 persona të shoqëruar, por nuk dihet nëse kontrollet kanë patur një fokus të caktuar.
Një numër i madh efektivësh të forcave “Shqiponja” janë përfshirë në operacionin që vijon të zhvillohet në qytet./Opinion.al