Izraeli i jep dritën jeshile dozës së katërt të vaksinës Covid për të gjithë personat mbi 60 vjeç, 4 muaj pas dozës së tretë. Kështu bëri të ditur kryeministri Naftali Bennet gjatë një konference për shtyp.
“Për mendimin tim, në fund të kësaj jave do të arrijmë 20 mijë infeksione në ditë dhe në kulmin e valës mund ta kalojmë pragun prej 50 mijë. Këto janë shifra shumë të larta. Por nga bota kemi mësuar se nëse ne jemi të vaksinuar jemi të mbrojtur nga format e rënda të sëmundjes edhe nëse jemi të infektuar”, shtoi ai. Ndër të tjera, kryeministri u pyet nëse vendi po shkon drejt ‘imunitetit të tufës’, por ai preferoi të mos përgjigjet./Opinion.al