Shpërthimi aktual i infeksioneve i ndikuar nga varianti Omicron i Covid ka bërë që Evropa të tejkalojë njëqind milionë raste që nga zbulimi i koronavirusit në dhjetor 2019, sipas një raporti nga AFP.
Evropa, duke marrë parasysh 52 vende dhe territore nga Atlantiku në Rusi dhe Azerbajxhan, kishte regjistruar zyrtarisht 100,074,753 infeksione, ose më shumë se një e treta e rasteve në mbarë botën (288,279,803, gjithmonë sipas AFP).
Në 7 ditët e fundit, Evropa ka numëruar mbi 4.9 milionë infeksione, me një rritje prej 59% krahasuar me javën e kaluar./Opinion.al