Shefja e re e Thesarit quhet Sigrid Kaag, ajo është 60 vjeç dhe ka qenë ish-diplomate. “Ne kemi plane ambicioze për të ardhmen. Holanda është sinonim i investimeve të mëdha, në arsim, në klimë, për një Evropë të fortë”, tha Kaag duke folur për gazetën Algemeen Dagblad, ndërsa pohoi se roli i ministrit të financave është vendimtar në zbatimin e përgjegjshëm të këtyre planeve.
Puna e kreut holandez të Thesarit ndiqet nga afër në Bashkimin Evropian pasi Holanda kryeson grupin e ashtuquajtur “kursimtarët”, me Austrinë, Danimarkën dhe Zvicrën, duke u pëplasur shpesh me shtetet e Evropës Jugore për çështjet e shpenzimeve dhe buxhetin.
Kaag mbajti më herët rolin e Ministres së Jashtme të përkohshme për të menaxhuar evakuimin nga Afganistani./Opinion.al