Shqipëria ka hyrë zyrtarisht në Vitin e Ri, sapo akrepat kanë shënuar 00:00. Kryeqyteti e ka pritur vitin 2022 me fishekzjarre dhe festime në sheshin “Skënderbej”, shoqëruar nga muzika e këngëtarëve Alban Skënderaj dhe Elvana Gjata.
Ky vit ashtu si dhe ai që lamë pas, e gjen globin të pushtuar nga pandemia e Covid 19, që në shumë vende ka anuluar festimet që shoqërojnë tradicionalisht këtë datë.
Ndërkohë Shqipëria feston këtë vit pa orën policore./Opinion.al