Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare duket se ka zgjedhur që Vitin e Ri 2022 ta presë në Shqipëri.
Ka qenë vajza e tij, Besiana Kadare ajo që ka publikuar në rrjetet sociale një foto me prindërit e saj dhe ka treguar se familjarisht ndodhen në zonën e Qerretit.
Vajza e shkrimtarit nuk ka harruar të urojë e miqtë e saj për Vitin e Ri.
“Gëzuar Vitin e Ri te dashur miq! Na qofte i mbare! Përqafime nga Qerreti”,-ka shkruar Besiana Kadare krah fotos me prindërit e saj./Opinion.al