Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama ironizon PD në Laç: Ngrijini dy gishtat se më mori malli

2021/12/28 at 5:34 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama ironizon PD në Laç: Ngrijini dy gishtat se më mori malli

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë  dhënies së banesave të 500 familjeve në Laç që pësuan dëmtime nga tërmeti i 2019.

Gjatë fjalës së tij, Rama nuk harroi që të ironizonte PD. Kreu i qeverisë iu kërkoi banorëve që të bëjnë kujdes se mos iu ndërrojnë bravat, duke qenë se sipas kreut të qeverisë janë shumica votues të PD-së.

Rama iu kërkoi qytetarëve që të ngrinin dy gishtat, duke thënë se në Laç nuk po shihnte më qytetarë qe prisnin me dy gishta si më parë.

 “Këtu në këtë pikë e kam pritur këtë moment se këtu ka qenë skepticizmi më i madh, që nga thashethemet se këtu do prishen dhe nuk do na i japin më kurrë mbrapsht se do të ndërtojnë pallate për lekët e veta. Pastaj te thashethemet që do i ndërtojnë, por do na i japin me lekë. Pastaj lloj-lloj thashethemesh, por ja ku jemi sot këtu dhe këtë lagje ë faktikisht do të donte ta kishte çdo kush në Tiranë e keni ju dhe ndryshe nga lagjet e Tiranës, apo nga pallatet e reja në Tiranë që janë me këto standarde dhe kushtojnë shumë shtrenjtë ju këto shtëpi dhe të gjitha ato që kishin njësi shërbimi më parë, njësitë e shërbimit këtu do t’i keni falas, do t’i keni me dokumente pronësie njësoj si çdo pronar i ligjshëm. Duke qenë se votoni masivisht atë partinë tjetër duhet të bëni kujdes mos iu ndërrojnë bravën. E kam pritur këtë moment edhe për këtë arsye sepse shumë herë ajo partia e shumicës këtu që tani po bëhet me shtëpi të re dhe janë me buzët vesh në vesh, aman mi ngrini dy gishta se më mori malli, nuk po shoh dy gishta në asnjë vend. Ngrijini dy gishtat. Bravo! Ja i ngriti. Këtu është shembulli më kuptimplotë që rindërtimi nuk është bërë për socialistët, por për të gjitha familjet shqiptarë të prekura nga tërmeti, socialistë, demokratë, çfarëdo qofshin. Të gjithë ata që mund të kenë dëshirë të bëjnë fotografi me mua kur vij këtu, apo për të gjithë ata që ma lexojnë librin e shtëpisë prapa shpine kur kaloj nga rrugët e Laçit, pavarësisht nga të gjitha këto sepse rindërtimi është program për të gjithë shqiptarët që në momentin më kritik të jetës së vet, por edhe për vendin, ne ishim të vendosur që të mos e linim e vetëm dhe t’i gjendeshim pranë. Dhe siç e kam thënë ditën e parë nga dheu do t’i nxjerr lekët dhe ju do të hyni në shtëpi që do të jenë më të mira se ato që humbët. Tani ja ku i keni. Këtu dhe jo vetëm këtu, por në 11 bashkitë që janë prekur nga tërmeti”, tha Rama./ Opinion.al

Etiketa: lacPDramarindertimi

Ju sugjerojmë

“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg
Aktualitet

“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg

23 Qershor, 2025 9:20 pm
Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik
Bota

Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik

23 Qershor, 2025 9:09 pm
Durrës/ Jahti zhduket në mes të ditës, pronari bën denoncimin në Polici
Kronikë

Durrës/ Jahti zhduket në mes të ditës, pronari bën denoncimin në Polici

23 Qershor, 2025 8:54 pm
Tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, MEPJ thirrje shqiptarëve të Gjirit Persik
Kryesore

Tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, MEPJ thirrje shqiptarëve të Gjirit Persik

23 Qershor, 2025 8:40 pm
Meri Shehu bën parashikimin e yjeve: Një nga javët më të bukura, ku triumfon…
-Jetë dhe Stil

Meri Shehu bën parashikimin e yjeve: Një nga javët më të bukura, ku triumfon…

23 Qershor, 2025 8:21 pm
Sulmi me raketa, Irani: Objektivi është SHBA, jo Katari
Bota

Sulmi me raketa, Irani: Objektivi është SHBA, jo Katari

23 Qershor, 2025 8:18 pm
Rinumërohen rreth 47% të votave të Tiranës
Aktualitet

Rinumërohen rreth 47% të votave të Tiranës

23 Qershor, 2025 8:03 pm
Analiza e REL: Kosova, larg Lindjes së Mesme, por afër pasojave
Rajoni

Analiza e REL: Kosova, larg Lindjes së Mesme, por afër pasojave

23 Qershor, 2025 7:47 pm
Irani goditi bazën amerikane, reagon Katari: Nuk ka viktima!
Bota

Irani goditi bazën amerikane, reagon Katari: Nuk ka viktima!

23 Qershor, 2025 7:27 pm
Irani goditi bazat amerikane në Katar dhe Irak, SHBA po gjurmon raketat
Bota

Irani goditi bazat amerikane në Katar dhe Irak, SHBA po gjurmon raketat

23 Qershor, 2025 7:27 pm
Para
Këto janë 6 parashikimet e Baba Vanga-s për vitin 2022

Këto janë 6 parashikimet e Baba Vanga-s për vitin 2022

Izraeli nuk e kundërshton një marrëveshje bërthamore me Iranin

Izraeli nuk e kundërshton një marrëveshje bërthamore me Iranin

COVID-19 në Shqipëri/Regjistrohen 562 raste të reja dhe 8 viktima

Covid-19 në Shqipëri/ 6 viktima, rritet numri i rasteve të reja

TE FUNDIT

“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg

“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg
23 Qershor, 2025

Florenc Gjonaj është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Klan pasi zgjodhi të investonte në fshatin e tij në Rrëshen,...

Lexo më shumë

Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik

Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik
23 Qershor, 2025

Sulmi raketor iranian në bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar ishte akt tejet simbolik, i kalibruar me kujdes për të...

Lexo më shumë

Durrës/ Jahti zhduket në mes të ditës, pronari bën denoncimin në Polici

Durrës/ Jahti zhduket në mes të ditës, pronari bën denoncimin në Polici
23 Qershor, 2025

Pasditen e kësaj të hëne, në Drejtorinë e Policisë së Durrësit ka mbërritur një denoncim, ku pronari i një mjeti...

Lexo më shumë

Tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, MEPJ thirrje shqiptarëve të Gjirit Persik

Tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, MEPJ thirrje shqiptarëve të Gjirit Persik
23 Qershor, 2025

Teksa tensionet në Lindjen e Mesme janë në rritje, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka dal me një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com