Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Publikimi i të dhënave, PD: Shteti han pa porta, SPAK ka përgjegjësi

2021/12/27 at 1:46 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Publikimi i të dhënave, PD: Shteti han pa porta, SPAK ka përgjegjësi

Partia Demokratike, ka reaguar sërish sot lidhur me publikimin e databazës së pagave dhe targave të makinave.


Në një deklaratë për mediat nga selia blu, nënkryetarit  i PD Enkelejd Alibejaj, u shpreh se shteti është një han pa porta ndërkohë që thekson se Prokuroria ka për detyrë të bëjë transparencë për hetimet lidhur me këtë çështje.

“Prej ditësh, të dhënat më të ndjeshme të qytetarëve shqiptarë janë hedhur në Pazar dhe po kalojnë dorë më dorë, brenda dhe jashtë vendit, në atë që është faqja tjetër medaljes së skandalit të pandëshkuar të patronazhistëve. Përballë kësaj rrokopuje të shtetit shqiptar, përballë pasigurisë dhe mosbesimit që nxit te qytetarët shndërrimi i shtetit në një han pa porta, për shkak të interesave politike të partisë shtet, Prokuroria ka për detyrë të bëjë transparencë mbi hetimet për publikimin e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë. Kjo është një ngjarje e rëndë dhe përtej sekretit hetimor, shqiptarët kane të drejtë të dinë se ç’po ndodh ndërkohë me këtë cenim të rëndë të të drejtave të tyre themelore, me pasoja të rënda për jetën private dhe profesionale të secilit prej të dëmtuarve”, tha Alibeaj.

Më tej, Alibeaj theksoi se përgjegjësia bie edhe mbi SPAK, pasi Prokuroria e Posaçme duhet të hetonte skandalin me të dhënat personale të qytetarëve që Partia Socialiste përdori nëpërmjet patronazhistëve për zgjedhjet e 25 Prillit.  Sipas tij kur SPAK hesht ata që ai i cilësoi maipulatorë të politikës nuk friksohen por ndërhyjnë tek të dhënat personale.

 “Qeveria nuk mund t’i fshihet përgjegjësisë për këtë skandal të madh. Daljet butaforike dhe batutat e Edi Rames nuk mund të lënë në harresë faktin që të dhënat sensitive të mbi 630 mijë shqiptarëve janë sot në duart e bandave dhe kriminelëve. Përgjegjësia bie dhe mbi SPAK, institucioni që duhet te kishte hetuar me seriozitet dhe deri me fund skandalin me të dhënat personale të qytetarëve që Partia Socialiste përdori nëpërmjet patronazhistëve për zgjedhjet e 25 prillit.  Vënia para përgjegjësisë e autorëve të vërtetë të skandalit të patronazhistëve, do të ishte shenjë e seriozitetit të hetimeve për një nga aktet që shënoi një nga kulmet e masakrës zgjedhore të 25 prillit.

Por kur SPAK hesht, është e qartë se manipulatorët e politikës nuk frikësohen të zgjasin duart dhe të ndërhyjnë atje ku çdo shqiptar i ka besuar shtetit të dhënat e tij personale. Është e qartë që ideatorët dhe zbatuesit e skemës së publikimit të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë, si në rastin e patronazhistëve ashtu dhe në atë të disa ditëve më parë, është kupola e korruptuar e partisë shtet, e aftë për të përdorur çdo mënyrë dhe mjet në funksion në interesit personal. Qytetarët shqiptarë, të shantazhuar, të dhunuar në privatësinë e tyre dhe të ekspozuar ndaj çdo keqbërësi, presin një përgjigje të fortë dhe të qartë nga drejtësia, sepse mungesa e ndëshkimit të autorëve të skandalit të patronazhistëve, sot po kthehet në kërcënim të drejtpërdrejtë për jetët e mbi 600 mijë shqiptarëve”, tha Alibeaj.

Etiketa: enkelejd alibeajPDpublikimi i te dhenave


Ju sugjerojmë

Si zbuloi Jakob Fugger tregtinë globale 500 vjet më parë
Life Style

Si zbuloi Jakob Fugger tregtinë globale 500 vjet më parë

22 Dhjetor, 2025 10:33 am
Klodian Braho merr zyrtarisht drejtimin e SPAK, Dumani: Sot jemi më të besueshëm
Aktualitet

Klodian Braho merr zyrtarisht drejtimin e SPAK, Dumani: Sot jemi më të besueshëm

22 Dhjetor, 2025 10:19 am
Autobombë në zemër të Moskës, vritet gjenerali i lartë rus
Bota

Autobombë në zemër të Moskës, vritet gjenerali i lartë rus

22 Dhjetor, 2025 9:59 am
Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macron dhe familja e tij
Bota

Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macron dhe familja e tij

22 Dhjetor, 2025 8:56 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Akuzohet për drogë/ Arrestohet në Tiranë 37-vjeçari, pritet ekstradimi në Spanjë

22 Dhjetor, 2025 8:54 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 22 dhjetor 2025

22 Dhjetor, 2025 8:53 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 22 dhjetor 2025

22 Dhjetor, 2025 8:53 am
Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Kremlini: Pak gjasa për një marrëveshje paqeje në Ukrainë gjatë Krishtlindjes

21 Dhjetor, 2025 9:10 pm
Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri
Bota

SHBA do të ndërmarrë masa më të rrepta për emigracionin e paligjshëm në 2026-ën

21 Dhjetor, 2025 8:01 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Kryesore

Berisha: Shishe vere me vlerë miliona euro zhduken nga vinoteka e Agasit

21 Dhjetor, 2025 7:16 pm
Para
Si të pijmë alkool gjatë festave pa përfunduar me dhimbje koke

Si të pijmë alkool gjatë festave pa përfunduar me dhimbje koke

“Twerk” kolegut, policja shqiptare: Jam e turpëruar, i kërkoj falje gruas së tij

"Twerk" kolegut, policja shqiptare: Jam e turpëruar, i kërkoj falje gruas së tij

“Mori 125 mijë euro në emër të babait”, Deputeti i PS-Kryemadhit: Hakmarrje

“Mori 125 mijë euro në emër të babait”, Deputeti i PS-Kryemadhit: Hakmarrje
















TE FUNDIT

Si zbuloi Jakob Fugger tregtinë globale 500 vjet më parë

Si zbuloi Jakob Fugger tregtinë globale 500 vjet më parë
22 Dhjetor, 2025

Emri i tij është ende sot legjendar: Jakobi quhej si 'i pasuri' që në të gjallë të tij. Por rëndësia...

Lexo më shumë

Klodian Braho merr zyrtarisht drejtimin e SPAK, Dumani: Sot jemi më të besueshëm

Klodian Braho merr zyrtarisht drejtimin e SPAK, Dumani: Sot jemi më të besueshëm
22 Dhjetor, 2025

Klodian Braho ka nisur sot zyrtarisht punën si drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Braho është i treti prokuror në...

Lexo më shumë

Autobombë në zemër të Moskës, vritet gjenerali i lartë rus

Autobombë në zemër të Moskës, vritet gjenerali i lartë rus
22 Dhjetor, 2025

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në zemër të Rusisë. Bëhet fjalë për një autobombë që ka vrarë një gjeneral...

Lexo më shumë

Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macron dhe familja e tij

Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macron dhe familja e tij
22 Dhjetor, 2025

Një punonjës në Pallatin Elysee në Paris është arrestuar për vjedhje të enëve të argjendit dhe porcelanit, mes një vale...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com