Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Putin: Nëse Perëndimi refuzon propozimet mbi Ukrainën, do shqyrtojmë alternativa

2021/12/26 at 4:10 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia kërcënon shtetin më të varfër në Europë për furnizimin me gaz

MOSCOW REGION, RUSSIA - SEPTEMBER 23, 2021: RussiaТs President Vladimir Putin is seen in his office in the Novo-Ogaryovo residence during a videoconference meeting with Mari El Republic Head Alexander Yevstifeyev. Alexei Druzhinin/Russian Presidential Press and Information Office/TASS –осси€. ћосковска€ область. ѕрезидент –‘ ¬ладимир ѕутин в Ќово-ќгарево во врем€ встречи с главой –еспублики ћарий Ёл јлександром ≈встифеевым в режиме видеоконференции. јлексей ƒружинин/пресс-служба президента –‘/“ј——

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se do të shqyrtojë një mori alternativash nëse Perëndimi dështon të përmbushë ato që ai i quan garanci për siguri. Në fillim të këtij muaji, Moska paraqiti dy projekt-dokumente mbi sigurinë, duke kërkuar që NATO të mos lejojë anëtarësimin e Ukrainës në aleancë, e vendeve të tjera ish-sovjetike, si dhe të tërheqë trupat ushtarake të saj nga Europa Qendrore e Lindore.

Putin i ka kërkuar Perëndimit të lëvizë me shpejtësi për të përmbushur kërkesat, duke paralajmëruar se Moska do të ndërmarrë “masa të përshtatshme ushtarako-teknike” nëse Perëndimi siç tha ai, vazhdon kursin e tij agresiv në pragun e Rusisë.

I pyetur për të specifikuar se për çfarë bëhet fjalë Putin tha se alternativat “mund të jenë të ndryshme”, duke shtuar se kjo “do të varet nga propozimet që do të paraqesin ekspertët ushtarakë rusë”.

SHBA dhe aleatët e saj kanë refuzuar t’i ofrojnë Rusisë garancitë që kërkon lidhur me Ukrainën, duke përmendur parimin e NATO-s se anëtarësimi është i hapur për çdo vend kualifikues. Megjithatë Perëndimi ka rënë dakord, për të nisur bisedimet me Rusinë muajin e ardhshëm për të diskutuar shqetësimet e saj.

Sipas Putin bisedimet me SHBA-në do të mbahen në Gjenevë. Paralelisht, pritet të zhvillohen edhe negociata ndërmjet Rusisë dhe NATO-s dhe priten diskutime më të gjera në kuadrin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Në fjalimin e transmetuar të dielën, Presidenti Putin tha se Rusia i paraqiti kërkesat me shpresën për një përgjigje konstruktive nga Perëndimi. Ai ripohoi se anëtarësimi në NATO i Ukrainës ose vendosja e armëve të aleancës në këtë vend është një vijë e kuqe për Moskën, dhe se ajo nuk do të lejonte që Perëndimi ta kalonte.

Kremlini prezantoi kërkesat e tij mes tensioneve mbi një rritje në javët e fundit të pranisë ushtarake ruse pranë Ukrainës çka ka nxitur frikën e Perëndimit për një sulm të mundshëm. Presidenti Joe Biden paralajmëroi Putinin gjatë një video-telefonate në fillim të këtij muaji se Rusia do të përballet me “pasoja të rënda” nëse sulmon Ukrainën.

Rusia ka mohuar se ka një qëllim të tillë dhe ka akuzuar Ukrainën për hartimin e planeve në përpjekje për të rimarrë kontrollin e territoreve që mbahen me force nga rebelët e mbështetur nga Moska. Ukraina i ka hedhur poshtë këto pretendime.

Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë, një territor i Ukrainës në vitin 2014. Gjatë më shumë se shtatë viteve luftime janë vrarë mbi 14,000 njerëz dhe është shkatërruar zemra industriale e Ukrainës, njohur si Donbasi./VOA

Etiketa: rusiaukraina

Ju sugjerojmë

Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt
Bota

Trump:Brenda 2 javësh do vendos për hapat që t’i japin fund luftës në Ukrainë

23 Gusht, 2025 12:41 pm
Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi
Bota

Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi

23 Gusht, 2025 12:14 pm
Malësi e Madhe/Dhunuan dhëndrin për motive të dobëta, në pranga babai dhe dy djemtë
Aktualitet

Malësi e Madhe/Dhunuan dhëndrin për motive të dobëta, në pranga babai dhe dy djemtë

23 Gusht, 2025 11:58 am
Skënderbegas, fshati që duhet të ngrihet mbi hirin
Aktualitet

Skënderbegas, fshati që duhet të ngrihet mbi hirin

23 Gusht, 2025 11:42 am
Kukës/ Goditën me sende të forta të afërmin e tyre, arrestohen babë e bir
Aktualitet

Kukës/ Goditën me sende të forta të afërmin e tyre, arrestohen babë e bir

23 Gusht, 2025 11:26 am
Seuli hap zjarr pasi trupat e Koresë së Veriut kalojnë kufirin
Bota

Seuli hap zjarr pasi trupat e Koresë së Veriut kalojnë kufirin

23 Gusht, 2025 11:16 am
Italia dhe Franca në krizë diplomatike, shkak gjuha e Salvinit ndaj Macron
Bota

Italia dhe Franca në krizë diplomatike, shkak gjuha e Salvinit ndaj Macron

23 Gusht, 2025 11:07 am
Kuvendi i Republikës Sërpska miraton vendimin për mbajtjen e një referendumi
Rajoni

Kuvendi i Republikës Sërpska miraton vendimin për mbajtjen e një referendumi

23 Gusht, 2025 10:49 am
Mbi 53 mijë m² hapësirë publike e liruar në Tiranë
Aktualitet

Mbi 53 mijë m² hapësirë publike e liruar në Tiranë

23 Gusht, 2025 10:32 am
Ndihmonte emigrantët nga vendet e treta për të kaluar kufirin, në pranga 28-vjeçari!
Aktualitet

Ndihmonte emigrantët nga vendet e treta për të kaluar kufirin, në pranga 28-vjeçari!

23 Gusht, 2025 10:18 am
Para
Integrimi, Ministrja e Austrisë-BE-së: Jepni sinjal të qartë për Shqipërinë

Integrimi, Ministrja e Austrisë-BE-së: Jepni sinjal të qartë për Shqipërinë

VIDEO/ Fifi përlotet duke kënduar këngën “Diell”, por pse?

VIDEO/ Fifi përlotet duke kënduar këngën “Diell”, por pse?

Lëkundet toka gjatë natës, cilat ishin epiqendrat e tërmeteve

Tërmet i fuqishëm në Kretë, sa ishte magnituda

TE FUNDIT

Trump:Brenda 2 javësh do vendos për hapat që t’i japin fund luftës në Ukrainë

Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt
23 Gusht, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se do të vendosë për pozicionin e tij sa i përket luftës në shkallë të...

Lexo më shumë

Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi

Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi
23 Gusht, 2025

Beogradi zyrtar prej vitesh mban lidhje me regjimet në Rusi, Kinë, Bjellorusi, Venezuelë dhe Iran, duke e nxitur Bashkimin Evropian...

Lexo më shumë

Malësi e Madhe/Dhunuan dhëndrin për motive të dobëta, në pranga babai dhe dy djemtë

Malësi e Madhe/Dhunuan dhëndrin për motive të dobëta, në pranga babai dhe dy djemtë
23 Gusht, 2025

Babai së bashku me dy djemtë e tij kanë përfunduar në prangat e policisë në Malësinë e Madhe. Policia bën...

Lexo më shumë

Skënderbegas, fshati që duhet të ngrihet mbi hirin

Skënderbegas, fshati që duhet të ngrihet mbi hirin
23 Gusht, 2025

Zjarret në njësinë Skënderbegas në bashkinë e Gramshit kanë lënë pas mijëra hektarë pyje të djegura… shtëpi të shkrumbuara, por...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com