Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rruga e pambaruar kthehet në burim aksidentesh në Dimal

2021/12/24 at 9:13 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rruga e pambaruar kthehet në burim aksidentesh në Dimal

Emisioni “Stop” ka udhëtuar sot drejt fshatit Bistrovicë në bashkinë Dimal aty ku ndodhet dhe një kala. Fshati është rreth 12 kilometra larg qytetit të Dimalit.


Gazetarja e “Stop” ka zgjedhur që të shkojë në Bistrovicë natën, për të problematikat e kësaj rrugë. Banorët janë ankuar se rruga është burim aksidentesh, pasi janë lënë pusetat hapur dhe natën nuk duhet asgjë.

“Pas 31 vitesh, në rrugën e kalasë së Dimalit është bërë një investim për rrugën dhe për ujë të pijshëm. Shumë bukur që rruga është bërë investimin. Punimet kanë filluar në muajin Mars dhe deri tani nuk ka mbaruar akoma për një 1.7 kilometër rrugë. Do të tregoj pusetat që këta i kanë lënë më mes të rrugës, që i kanë lënë pa përfunduar se janë burim aksidenti për ne. Do të tregoj si kanë gërryer rrugën dhe nuk kanë bërë muret mbajtës. Si për tubacionet që kanë lënë ato ekzistuese që janë bllokuar. Hajde t’i shikojmë bashkë”, denoncon banori i zonës.

Ekipi i xhirimit të “Stop” kishte shkuar me një veturë, por banori tha se kjo makinë nuk mund të përshkonte këtë rrugë ndaj ai kishte njoftuar një të njohurin e tij dhe udhëtimi u bë me mjet tjetër të lartë.

Grupi i xhirimit inspektoi të gjithë rrugën me gropa dhe puseta të hapura pa kapakë. Diku është vendosur muri mbajtës, diku jo, duke rrezikuar bllokimin e rrugës.

Banorët thonë se kjo rrugë është shumë problematike, pasi në rast se ndonjë banor sëmuret dhe nëse nuk ka një makinë të lartë mund edhe të vdesë pasi nuk mund të dërgohet në spital. Një tjetër problem që del në pah është dhe koha me shira dhe banorët thonë se lëvizin në këmbë, pasi asnjë mjet nuk mund kalojë në këtë rrugë.

Po ashtu banorët ankohen se muret mbrojtës së rrugës nuk janë ndërtuar në të gjithë segmentet që ka qenë e nevojshme, por vetëm në disa pjesë. Sipas tyre muri mbrojtës ndërtuar vetëm për të mbrojtur nga rrëshqitjet e dherave banesën e një prej punonjësve të bashkisë.

Pas denoncimeve të banorëve, emisioni “Stop” iu drejtua drejtuesit teknik të punimeve dhe ky i fundit shprehet, se për 15 ditë, kjo rrugë do të përfundojë.

“Rruga tani është me parametra, me atë gjerësi, që e kemi bërë ne. Bile, e kemi zgjeruar shumë ti, në krahasim me projektin. E dyta, ajo ka ti çakëll, mbeturina, se po t’i tregoj tamam dhe me logjikë dhe do ngjishet me rrull.

Shiko, nesër ti, do vijë rruli, ajo do ngjishet, kjo që kemi hedhur në gropat. Që nesër, nesër ose pasnesër. Por nesër, nesër, pasi të ngjishet ky, do hidhet shtesa tjetër e stabilizantit. E kuptove? Shiko, është në kontratë ajo. Me këtë ritëm, që kemi filluar, se do të fillojmë me makina, me kamiona 4 akse, ne themi që shumë-shumë 10-15 ditë. Do mbarojë shumë shpejt rruga”, thotë drejtori teknik i punimeve.

Po kryeplaku i fshatit a e ka ngritur zërin për këtë problematikë? Jashar Abdurrahmani shprehet, se e ka ngritur zërin dhe rruga është në punë e sipër, por ecuria, thotë Jashari, nuk varet prej tij.

Kryeplaku: Rruga është në punë e sipër.

Gazetarja: E shikoj që është në punë e sipër, por nuk po shoh që të bëhet ndonjë punë këtu.

Kryeplaku: Nuk e kam unë në dorë…

Gazetarja: Po çfarë ke bërë ti si kryeplak? E ke ngritur ndonjë çik zërin? Je interesuar tek zyra e urbanistikës ti?

Kryeplaku: Ne aq sa mundemi, kemi folur, kemi bërë. Rruga është në punë e sipër. Po punohet!

Gazetarja: S’paske zë më duket?

Kryeplaku: Jo, ju mirë e keni xhanëm, se ju atë punë keni!

Gazetarja: Jo kjo është puna jote, kur nuk e bën ti vij unë. Do ta ngresh zërin?

Kryeplaku: Ne e kemi ngritur dhe do e ngremë!

Pas kryeplakut, i drejtohemi Bashkisë Dimal. Gentian Pali, drejtor i Urbanistikës, shprehet, se projekti ka filluar në tetor dhe mbaron në dhjetor. Sipas tij, kohëzgjatja është parashikuar 2 muaj, por ka ndodhur që aty ka filluar edhe një projekt ujësjellësi, prandaj kanë zgjatur gjërat./ Tv Klan

Etiketa: Dimalrrugastop


Ju sugjerojmë

Mbanin armë dhe municione në shtëpi, arrestohen babë e bir në Vlorë
Kronikë

Mbanin armë dhe municione në shtëpi, arrestohen babë e bir në Vlorë

13 Shtator, 2025 2:12 pm
Izraeli bombardon një vendstrehim në Gaza, konfirmohen 28 viktima, mes tyre 5 fëmijë
Bota

Izraeli bombardon dy shkolla që strehonin civilë në Gaza

13 Shtator, 2025 2:05 pm
Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike: Ecim…
Aktualitet

Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike: Ecim…

13 Shtator, 2025 1:45 pm
E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?
Te Fundit

E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?

13 Shtator, 2025 1:14 pm
“Perandoria” 100 milionë dollarëshe që la pas Charlie Kirk
Bota

“Perandoria” 100 milionë dollarëshe që la pas Charlie Kirk

13 Shtator, 2025 1:11 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

I shkeli këmbën punonjëses së policisë me makinë, arrestohet 42-vjeçari

13 Shtator, 2025 12:37 pm
Vijon aksioni i IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë pronarët
Aktualitet

Vijon aksioni i IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë pronarët

13 Shtator, 2025 11:33 am
Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata
Rajoni

Reagime të ashpra pas pezullimit të dialogut strategjik SHBA-Kosovë

13 Shtator, 2025 11:01 am
Zjarr në garazhdin e një pallati te “Komuna e Parisit”, nis evakuimi i banorëve
Kronikë

Merr flakë gjatë natës një banesë në Shkodër, shkak është bërë…

13 Shtator, 2025 10:43 am
BE-ja bën thirrje për mosndërhyrje në punën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës
Rajoni

BE-ja bën thirrje për mosndërhyrje në punën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

13 Shtator, 2025 10:32 am
Para
Ibrahimaj: Shtyhet deri në 30 qershor 2022 afati i fiskalizimit

Ibrahimaj: Shtyhet deri në 30 qershor 2022 afati i fiskalizimit

Ekzekutimi në Lushnjë, PD: Shqipëria, e karikatorëve që zbrazen dhe vrasin

Alibeaj:Praktikat korruptive ishin simptomat të mandatit të PD në vitin 2009-2013

Maqedonia e Veriut regjistron rastin e parë me variantin Omicron

Maqedonia e Veriut regjistron rastin e parë me variantin Omicron
















TE FUNDIT

Mbanin armë dhe municione në shtëpi, arrestohen babë e bir në Vlorë

Mbanin armë dhe municione në shtëpi, arrestohen babë e bir në Vlorë
13 Shtator, 2025

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona, babë e bir, banues në fshatin Mifol, pasi u gjeti në shtëpi armë...

Lexo më shumë

Izraeli bombardon dy shkolla që strehonin civilë në Gaza

Izraeli bombardon një vendstrehim në Gaza, konfirmohen 28 viktima, mes tyre 5 fëmijë
13 Shtator, 2025

Dy shkolla të drejtuara nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), të cilat shërbenin si strehë për civilët, janë...

Lexo më shumë

Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike: Ecim…

Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike: Ecim…
13 Shtator, 2025

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave të zaptuara publike në rang vendi. Kryeministri Edi Rama ka ndarë videon e radhës...

Lexo më shumë

E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?

E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?
13 Shtator, 2025

Nga Ben Blushi Para kosovarëve shumë popuj kanë patur fatkeqësinë të drejtohen nga një njeri i papërshtatshëm. Ka qëlluar që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com