Këtë të premte kryeministri Rama teksa prezantoi nismën e re të qeverisë për Këshillim Kombëtar dhe publikoi temat për të cilat do të pyeten qytetarët, tha se nuk do të jenë pjesë e konsultimit koncesionet dhe PPP-të.
Për PPP-të Rama tha se nuk kemi çfarë të diskutojmë pasi ato janë koncepte dhe instrumenta.
“Koncesionet dhe PPP-të janë instrumente të vendosur në dispozicion nga bota, gjithë qeverive dhe nuk janë shfaqje të huaja dhe nuk kemi çfarë konceptojmë për këto koncepte dhe instrumente sepse jemi në një vend kapitalist. Dhe cila do të ishte pyetja? Është e vërtetë që shqiptarët paguajnë, por paguajnë për koncesionet e trashëguara, për ato gjatë qeverisjes sonë, i marrin shërbimet pa paguar, e bëjnë check-up-in falas, analizat laboratorike falas, por për këto ka marrë përsipër të paguajë shteti. Shqiptarët po njohin Dibrën, ndoshta edhe unë po të mos isha bërë kryetar i PS-së nuk do ta kisha shkuar, po shikoni sot. Shqiptarët sot bëjnë dializa në kushte ultra moderne pa paguar asnjë lek” deklaroi ai.