Mbrëmjen e sotme është mbledhur Këshilli Kombëtar i PD-së. Kryetari i PD, Lulzim Basha ka propozuar dhe më pas është votuar kryetari i Këshillit Kombëtar. Mësohet se do të zvendësojë Edi Palokën, Arta Sakja.
Janë propozuar dhe votuar edhe sekretarët. Sekretar për Çështjet Zgjedhore është zgjedhur, Indrit Sefa; sekretar për pushtetin Vendor, Roland Bejko, sekretar për Diasporën; Kreshnik Çollaku, sekretar Organizativ, Flamur Hoxha.
Ndërkohë anëtarë të kryesisë janë zgjedhur: Elidon Bushati, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunkshi, Agron Kapllanaj dhe Xhelal Mziu.
Kreu i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, u shkarkua pasi mbështeti dhe mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit të thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha. Po ashtu Basha shkarkoi edhe anëtarët e Kryesisë Flamur Noka, Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Albana Vokshi dhe Oerd Bylybashi. Ndërkohë u shkarkuan dhe Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Belind Kelliçi, Ledina Mandia./Opinion.al