Kryeministri Edi Rama është një në konferencë për shtyp, ku ka folur për skandalin e daljes së listave të pagave.
Ai kërkoi falje për daljen e të dhënave private dhe e quajti këtë si një veprim që ka si qëllim nxitjen e destabilitetit.
“Në radhë të parë dua t’ju kërkoj një ndjesë që janë shqetësuar për këtë ndërhyrje të jetës private. Kjo është një ngjarje që duhet hetuar imtësisht. Uroj që organet ta kryejnë këtë hetim me gjithë kapacitetet e tyre. Në këndvështrimin tim, nuk është e vështirë të shohësh që këtu ka një qëllim për të nxitur destabilitet. Një përpjekje që nuk është e para. Thirrja ime për prokurorinë është që të hetoi, të hetoi të gjithë pa përjashtim, inspektorët e tatimeve, ata që aktualisht që punojnë në këtë sistem, apo të tjerë që mund të jenë përjashtuar nga ky sistem. Por edhe ata që nga “Foltoret” e kuvendeve dhe anti-kuvendeve. Ngjan si infiltrimi i brendshëm më shumë se një sulm kibernetik.”-tha Rama