Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berlini zgjedh gruan e parë në krye të Bashkisë

2021/12/22 at 10:23 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berlini zgjedh gruan e parë në krye të Bashkisë

Socialdemokratja Franziska Giffey, ish-ministrja gjermane e Familjes, është gruaja e parë që merr postin e kryebashkiakes së Berlinit, pas votimit nga delegatët e qytetit.

 Franziska Giffey u betua gjatë së martës (21.12) para parlamentit të Berlinit, pasi u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve. Vendimi e bën udhëheqësen rajonale të Social Demokratëve (SPD) në Berlin, kryetaren e parë grua të qytetit. Kryetari i senatit, Dennis Buchner, tha se 84 deputetë kishin votuar pro Giffey, ndërsa 52 votuan kundër dhe dy abstenuan.

Giffey, e cila shërbeu si ministre e Familjes deri në dorëheqjen e saj në maj të këtij viti, kishte nevojë për të paktën 74 vota për t’u zgjedhur. Tashmë ajo kryeson qeverinë e landit të kryeqytetit gjerman, e cila përbëhet nga një koalicion mes SPD-së, të Gjelbërve dhe Partisë së Majtë, koalicion që së bashku ka 92 deputetë.

Giffey dha dorëheqjen nga qeveria e fundit e ish-kancelares Angela Merkel, pas akuzave për plagjiaturë në tezën e saj të doktoraturës. Më vonë asaj iu hoq doktoratura. Përpara se t’i bashkohej qeverisë kombëtare në vitin 2018, Giffey ishte më së shumti e njohur si kryebashkiake e qarkut Neukölln në Berlin.

Strehimi, prioriteti kryesor

Në detyrën e saj të re, Giffey ka identifikuar si prioritet kryesor çështjen e strehimit. Rritja e çmimit të qirave në Berlin është një nga temat më të debatuara. Qeveria e Giffey do të duhet të vendosë se si të veprojë në lidhje me rezultatin e një referendumi jodetyrues në shtator, në të cilin votuesit mbështetën idenë që qyteti të shpronësojë rreth 240.000 apartamente nga pronarët e korporatave. Rreth 56% e atyre që votuan ishin në favor të marrjes së masave kundër kompanive të pasurive të paluajtshme, që menaxhojnë më shumë se 3.000 prona. Giffey është shprehur fuqishëm kundër shpronësimit. Vendimi, i votuar të shtunën (18.12) nga delegatët në një konferencë të partisë në pushtet, e vë SPD-në kundër dy partnerëve të saj të vegjël të koalicionit në qeverinë e Berlinit.

Të tria palët nënshkruan të martën (21.12) një udhërrëfyes, duke bërë thirrje për një “partneritet publik privat për ndërtime të reja dhe strehim të përballueshëm”. Ndërsa Giffey është gruaja e parë që zgjidhet si kryetare bashkie e Berlinit, Louise Schroeder e SPD-së ushtroi detyrën e kryetares së bashkisë nga maji 1947 deri në dhjetor 1948. Schroeder kish qenë më herët nënkryetare e bashkisë dhe u emërua në detyrë pasi paraardhësi i saj dha dorëheqjen menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore./DW

Ju sugjerojmë

Zjarret në Spanjë, digjen 500 hektarë pyje
Bota

Zjarret në Spanjë, digjen 500 hektarë pyje

29 Korrik, 2025 8:36 pm
Britania mund ta njohë shtetin palestinez, Izraeli: Shpërblim për Hamasin
Bota

Britania mund ta njohë shtetin palestinez, Izraeli: Shpërblim për Hamasin

29 Korrik, 2025 8:01 pm
Gaza/ Bandat vjedhin ndihmat, shumë pak shpërndahen tek palestinezët
Bota

Gaza/ Bandat vjedhin ndihmat, shumë pak shpërndahen tek palestinezët

29 Korrik, 2025 7:40 pm
Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?
InstaBIZ

Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?

29 Korrik, 2025 7:36 pm
Ukrainasit mbi 60 vjeç do të mund t’i bashkohen ushtrisë
Bota

Ukrainasit mbi 60 vjeç do të mund t’i bashkohen ushtrisë

29 Korrik, 2025 7:32 pm
Çfarë do të thotë njohja e shtetit palestinez?
Bota

Çfarë do të thotë njohja e shtetit palestinez?

29 Korrik, 2025 7:30 pm
Britania: Do njohim shtetin e Palestinës nëse Izraeli nuk ndalon luftën në Gaza
Bota

Britania: Do njohim shtetin e Palestinës nëse Izraeli nuk ndalon luftën në Gaza

29 Korrik, 2025 6:43 pm
Goditet grupi i Suel Çelës, SPAK i sekuestron mbi 4 mln € pasuri në Itali.Zbulohet..
Kronikë

Toka, vila e apartamente, sekuestrohen pasuri me vlerë 9,3 milionë euro

29 Korrik, 2025 6:35 pm
Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
Aktualitet

Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta

29 Korrik, 2025 6:32 pm
Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit i ka arritur të gjitha objektivat, SHBA i bën thirrje Teheranit për vetëpërmbajtje
Bota

Netanyahu gati planin për të aneksuar disa zona në Gaza

29 Korrik, 2025 6:05 pm
Para
Nga masat shtrënguese te testi i patentës, ndryshimet në Kodin Rrugor

Nga masat shtrënguese te testi i patentës, ndryshimet në Kodin Rrugor

100 ditët e mandatit të tretë/ Rama mbledh ministrat, analizë punës së qeverisë

100 ditët e mandatit të tretë/ Rama mbledh ministrat, analizë punës së qeverisë

Foto/ I vetëm duke bërë stërvitje, Lefter Koka në paraburgimin 313

Foto/ I vetëm duke bërë stërvitje, Lefter Koka në paraburgimin 313

TE FUNDIT

Zjarret në Spanjë, digjen 500 hektarë pyje

Zjarret në Spanjë, digjen 500 hektarë pyje
29 Korrik, 2025

Një zjarr masiv që po digjet në Spanjën qendrore ka shkatërruar më shumë se 500 hektarë pyje dhe shkurre, sipas...

Lexo më shumë

Britania mund ta njohë shtetin palestinez, Izraeli: Shpërblim për Hamasin

Britania mund ta njohë shtetin palestinez, Izraeli: Shpërblim për Hamasin
29 Korrik, 2025

Izraeli ka kritikuar planet e Mbretërisë së Bashkuar për të njohur shtetësinë palestineze në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në...

Lexo më shumë

Gaza/ Bandat vjedhin ndihmat, shumë pak shpërndahen tek palestinezët

Gaza/ Bandat vjedhin ndihmat, shumë pak shpërndahen tek palestinezët
29 Korrik, 2025

Palestinezët në Gaza përballen çdo ditë me mungesë ushqimi, edhe pse një pauzë taktike e Izraelit lejoi hyrjen e ndihmave...

Lexo më shumë

Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?

Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?
29 Korrik, 2025

Këngëtarja e njohur Katy Perry është fotografuar në një darkë intime me ish-kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, vetëm pak javë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com