Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka quajtur rrugaç dhe i ka hedhur ujë në fytyrë Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.
Incidenti ka ndodhur në mbledhjen e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim ditën e sotme.
“Ti je rrugaç, mbylle rrugaç, idiot, kështu e meriton”,-ka thënë Musliu teksa ka lënë mbledhjen.
“Ti je shumë e kulturume, po shihet ajo pjesa e kulturës”-ia ka kthyer ministri Peci.
Ndërsa kryetarja e Komisionit, Fitore Pacolli ka kërkuar një pushim pas përplasjes së deputetes e ministrit./Opinion.al