“Të jeni të sigurt që PD i ka gati të gjithë skenarët për t’u përballur me çdo situatë.” Kështu është shprehur kreu i PD-së , Lulzim Basha, gjatë një konference për mediat nga selia blu, pasi u pyet nga gazetarët se çfarë do të ndodhë nëse herën tjetër Sali Berisha vjen dhe do të hapë derën e sallës ku kryedemokrati kryen mbledhje.
Më tej Basha tha: “I bëj thirrje autoriteteve të veprojnë mbi pjesëtarët e krimit të organizuar që ishin të pranishëm në premisat e PD-së. Kanë mjaftueshëm material për vepra penale në republikën e Shqipërisë. E sigurtë është që kanë mjaftueshëm sa i takon veprave penale të kryera në territorin e një tjetër vendi në luftën kundër krimit të organizuar që është Britania e Madhe. Fatjon Dautaj është i skeduar dhe është një figurë publike e krimit të organizuar në Britaninë e Madhe. Përtej kësaj dyert e kësaj partie do të mbeten të hapura për të gjithë demokratët që duan të bëjnë betejë për njerëzit dhe me njerëzit”./Opinion.al