Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka shkëmbyer disa batuta me një gazetar të Maqedonisë së Veriut.
Ndërsa Vuçiç e pyeti se në cilën gjuhë do të kthente përgjigje, gazetari i ka kërkuar presidentit serb të flasi në shqip. Vuçiç iu kthye duke qeshur se shqip nuk di por do t’i duhet ta mësoi.
Gazetari pyeti të 3 liderët në lidhje me integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.
Pyetje: Serbia ka hapur 4 kapitujt. Mali i Zi ka publikuar metodologjinë e re. Maqedonia dhe Shqipëria presin ende për shkak të dështimit të BE që të çelë negociatat. A mendoni se shpejtësitë e ndryshme të integrimit do të kenë efekt në këto nisma kontruktiv?
Vuçiç: Doni t’ju përgjigjem në anglisht apo në serbisht?
Gazetari: Në shqip.
Vuçiç: Për fat të keq nuk flas dot shqip, më duhet ta mësoj. /Opinion.al