Mëngjesin e sotëm është grabitur një filial banke në Peshkopi. Sipas policisë një person i maskuar me kapuç, nën kërcënimin e një thike dyshohet se ka marrë një shumë parash dhe është larguar.
“Rreth orës 10.00, në një filial banke në qytetin e Peshkopisë, një person i maskuar me kapuç, nën kërcënimin e një mjeti prerës dyshohet se ka marrë një shumë parash dhe është larguar.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, po kqyren kamerat e sigurisë dhe po fiksohet çdo provë me qëllim identifikimin e autorit”, njofton policia.
Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, për kapjen e autorit./Opinion.al