Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

S’është vetingu si bravat/Basha-Spiropalit:Nise nga vetja,vodhe 5 mln € te dogana

2021/12/20 at 12:45 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
S’është vetingu si bravat/Basha-Spiropalit:Nise nga vetja,vodhe 5 mln € te dogana

Replika të një pas njëshme ka pasur mes kreut të PD Lulzim Basha dhe Elisa Spiropalit, në seancën e sotme plenare.


Përplasja mes tyre nisi pasi Basha hodhi në sër akuzash ndaj qeverisë për mos marrjen masash anti-Covid dhe keq menaxhim të pandemisë.

“Asnjëherë unë dhe Partia Demokratike nuk kemi vënë në dyshim domosdoshmërinë për t’u vaksinuar. Ndaj dua ta përsëris edhe një herë këtu që çdo sulm që i drejtohet Partisë Demokratike, në dështimin katastrofik të Edi Ramës dhe qeveritarëve të tij, për të vaksinuar popullsinë nuk është gjë tjetër veçse propagandë, nuk është gjë tjetër veçse gënjeshtër e ulët. Akoma më keq në qoftë se vjen nga punonjësit e sektorit si parafolësi. Tani, po iu drejtohem të gjithëve ju, kush është përgjegjës për faktin që sipas FMN-së keni numrin më të lartë të vdekjeve shtesë për shkak të COVID-it në Europë?”-tha Basha.

Ndërsa ministrja Spiropali i kërkoi të kontrollojë tonin e zërit dhe që opozita të votojë për shtyrjen e afateve të vetingut.

“Kontrolloni gjuhën, temperatmentin, nervin se nuk jemi në foltore këtu dhe mbi të gjitha kontrolloni gjuhën që e keni lëshuar fare që kur ju kanë lëshuar nervat. Hijet politike apo kufomat non grata apo grata mund të vijojnë vallen e marrëzisë së tyre por s’mund të marrosin një popull e ne këtu që s’mund të ndalemi as për drejtësinë as ekonominë as punët që kem për të kryer. Meqë keni merak të posacëm vetingun, së pari premtoni këtu që do votoni shtyrjen e afateve për vetingun, lërini përrallat me vetingje të shpikura nga ju nga halli se nuk është vetingu në politikë si bravat e dyerve të partive që mund t’i ndërroni sa herë humbni legjitimitetin e s’dini ca bëni, ne s’kemi ndërmend të ndalemi nga vallja juaj e marrëzisë”-tha Spiropali.

Basha replikoi sërish duke i akuzuar Spiropalin për vjedhjen e 5 milionë eurove në dogana dhe se për këtë do të jap llogari para gjykatësve.

“Tonin tim se përcakton dot as i pari i bandës tuaj, as ju të tjerët. Doni vettingun, fillojeni nga vetja. Shqiptarët nuk janë budallenj. Të vjedhësh në dogana 5 milionë euro e të vish të na krekosesh këtu me veshje firmato me secilën prej të cilave mund të paguhen të ardhurat e 10 familjeve mesatare apo 100 familjeve me ndihmë ekonomike. Mos bërtit, mos bërtit se do të vijë koha të bërtasësh para gjyqtarëve. Ai proces do të përfundojë pavarësisht se po mundoheni ta pengoni. Do të përfundojë edhe procesi.  Keni 5 vjet që e shtyni. Atje shko bërtit jo këtu. Toni im ka të bëjë me hipokrizinë tuaj”-u shpreh Basha./Opinion.al

Etiketa: Bashakuvendreplikaspiropali


Ju sugjerojmë

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike
Bota

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike

19 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
Aktualitet

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO

19 Dhjetor, 2025 8:38 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Putin sfidon Perëndimin:Rusia po përparon në gjithë frontin, nuk ka lëshime për paqe

19 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat
Kronikë

Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat

19 Dhjetor, 2025 6:36 pm
Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në
Bota

Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në

19 Dhjetor, 2025 6:10 pm
Kongresi votoi pro shitjes së TikTok, krijohen mosmarrëveshje mes Kinës dhe SHBA-ve
Bota

TikTok pranon marrëveshjen për shitjen e aseteve në SHBA

19 Dhjetor, 2025 5:11 pm
Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen

19 Dhjetor, 2025 4:42 pm
Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
Bota

Macron: BE duhet të jetë gati të bashkëpunojë me Rusinë

19 Dhjetor, 2025 4:01 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëpushim
Bota

Trump: Lufta me Venezuelën është e mundur

19 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Para
Padia për ish-funksionarët e PD, Berisha: Akt që tregon se Basha ka prekur fundin

Protesta/Berisha fton qytetarët: Kundër aleancës trilaterale Beograd-Tiranë-Shkup

Manja prezanton drejtorin e ri të Burgjeve

Manja prezanton drejtorin e ri të Burgjeve

PD: “Unaza e Re”, aferë korruptive, 18 milionë euro për një kompani guaskë

“T’i solla lekët tek shtëpia”, Ina Zhupa: Montazh, depozitova kallëzimin penal
















TE FUNDIT

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike
19 Dhjetor, 2025

Hakerë kinezë dyshohet se kanë aksesuar mijëra dokumente dhe të dhëna konfidenciale në një shkelje serioze të sigurisë së Ministrisë...

Lexo më shumë

OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike

OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
19 Dhjetor, 2025

Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi të premten se uria e shpallur në Gaza në gusht tani ka përfunduar falë...

Lexo më shumë

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
19 Dhjetor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë...

Lexo më shumë

Putin sfidon Perëndimin:Rusia po përparon në gjithë frontin, nuk ka lëshime për paqe

“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
19 Dhjetor, 2025

Presidenti rus, Vladimir Putin, e nisi paraqitje e tij vjetor duke folur me vetëbesim për pozicionin e Rusisë në fushëbetejë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com