Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një foto nga selia blu, ku në taracë duken 4 efektivë të policisë.
Në postimin e bërë në “Facebook”, Berisha i bën thirrje kryeministrit Rama që të mbajë duart larg PD duke i kujtuar se ajo seli nuk është repart ushtarak.
“Edvin larg duart nga selia e PD!
Ky nuk eshte repart ushtarak por eshte Selia e Partise Demokratike!
Miq, ne nje akt te pashembullt, armiqesor absolut ndaj Partise Demokratike, Kreu i Meduzes Edvin Kristaq Rama pushton me narkobandite me uniforme Seline e Partise Demokratike! Sb,”-shkruan Berisha.
Reagimi i ish-kryeministrit vjen pasi u raportua se në tarracën e PD ishin vendosur forca të policisë për të ruajtur selinë. Kujtojmë se këtë fakt e mohoi Policia e Shtetit, por edhe kryeministri Rama./Opinion.al