Një e moshuar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka përfshirë banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkozës pranë shkollës “Androkli Kostollari”, ndërsa e moshuara 90-vjeçare e cila jetonte e vetme, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al