Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Putin dhe presidenti kinez rikonfirmojnë forcimin e lidhjeve mes vendeve të tyre

2021/12/15 at 5:39 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Putin dhe presidenti kinez rikonfirmojnë forcimin e lidhjeve mes vendeve të tyre

Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai kinez Xi Jinping mbajtën bisedime të mërkurën, duke rikonfirmuar forcimin e lidhjeve mes të dy vendeve.

Takimi i mbajtur përmes videokonferencës, vjen ndërsa marrëdhëniet e Rusisë dhe Kinës me Perëndimin janë përkeqësuar dhe zoti Putin e ka përdorur partneritetin me Pekinin si një mënyrë për të balancuar ndikimin e Shteteve të Bashkuara.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Kinës kanë arritur një nivel të ri, më të avancuar, bazuar në lidhjet historike mes dy vendeve.

“Koordinimi i ngushtë i veprimeve të Rusisë dhe Kinës në skenën botërore dhe qasja e përbashkët e përgjegjshme në lidhje me zgjidhjen e problemeve aktuale botërore ishin një faktor i rëndësishëm në stabilitetin e marrëdhënieve tona,” tha zoti Putin.

Dy presidentët ranë dakord se Rusia dhe Kina duhet të qëndrojnë të vendosur në refuzimin e ndërhyrjes perëndimore, duke konfirmuar kështu se armiqësia e përbashkët ndaj Perëndimit, po i afron Moskën dhe Pekinin.

“Aktualisht, forca të caktuara ndërkombëtare nën maskën e ‘demokracisë’ dhe ‘të drejtave të njeriut’ po ndërhyjnë në punët e brendshme të Kinës dhe Rusisë dhe po shkelin brutalisht të drejtën ndërkombëtare dhe normat e njohura të marrëdhënieve ndërkombëtare,” citohet të ketë thënë presidenti kinez, nga agjencia shtetetërore e lajmeve Xinhua.

Presidenti Putin i tha homologut të tij kinez se shpreson të takohen personalisht në hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin.

“Do të zhvillojmë bisedime dhe më pas do të marrim pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërat Olimpike Dimërore. Unë jam mirënjohës për ftesën tuaj për të marrë pjesë në këtë ngjarje historike.”

Javën e kaluar, SHBA, Kanadaja, Australia dhe Britania konfirmuan bojkotimin diplomatik të Lojërave Dimërore në shenjë proteste kundër shkeljes së të drejtave të njeriut në Kinë.

Në vitet e fundit, Kina dhe Rusia kanë përafruar gjithnjë e më shumë politikat e tyre të jashtme si kundërpeshë ndaj mbizotërimit të Shteteve të Bashkuara në rendin ekonomik dhe politik ndërkombëtar. Të dyja janë përballur me sanksione për politikat e tyre të brendshme./ VOA

Ju sugjerojmë

Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia
Kryesore

Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia

9 Shtator, 2025 9:12 pm
Kosova ankohet në UEFA për shkak të Spanjës
Sport

Kosova ankohet në UEFA për shkak të Spanjës

9 Shtator, 2025 9:09 pm
Dënimi i FIFA-s dhe bojkoti i Tifozave Kuq e Zi, kati i parë i zbrazur në stadium
Sport

Dënimi i FIFA-s dhe bojkoti i Tifozave Kuq e Zi, kati i parë i zbrazur në stadium

9 Shtator, 2025 8:57 pm
Macron emëron kryeministër të ri të Francës
Bota

Macron emëron kryeministër të ri të Francës

9 Shtator, 2025 8:41 pm
Zbulohet fotoja e rrallë/ Epstein “i shet” Trump-it një grua për 22,500 dollarë
Bota

Zbulohet fotoja e rrallë/ Epstein “i shet” Trump-it një grua për 22,500 dollarë

9 Shtator, 2025 8:16 pm
Video/ Ministrja e Shëndetësisë në Suedi humb ndjenjat gjatë konferencës për shtyp
Bota

Video/ Ministrja e Shëndetësisë në Suedi humb ndjenjat gjatë konferencës për shtyp

9 Shtator, 2025 7:38 pm
Formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Letonisë
Kryesore

Formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Letonisë

9 Shtator, 2025 7:22 pm
Sulmi izraelit në Doha, vritet djali i udhëheqësit të Hamasit
Bota

Sulmi izraelit në Doha, vritet djali i udhëheqësit të Hamasit

9 Shtator, 2025 7:14 pm
Sulmi në Katar, Izraeli: SHBA ishte informuar
Bota

Sulmi në Katar, Izraeli: SHBA ishte informuar

9 Shtator, 2025 7:01 pm
Presidenti polak ngre alarmin: Putin është i gatshëm të pushtojë shtete të tjera
Bota

Presidenti polak ngre alarmin: Putin është i gatshëm të pushtojë shtete të tjera

9 Shtator, 2025 6:16 pm
Para
ECDC: Vetëm vaksinimi nuk mund ta ndalë Omicronin

ECDC: Vetëm vaksinimi nuk mund ta ndalë Omicronin

Omicron/ “Aleanca e vaksinave”: Vendet e pasura po bllokojnë donacionet

Omicron/ "Aleanca e vaksinave": Vendet e pasura po bllokojnë donacionet

Dekreti i firmosur nga Garibaldi e Grispi u lejon shqiptarëve të praktikojnë fenë

Dekreti i firmosur nga Garibaldi e Grispi u lejon shqiptarëve të praktikojnë fenë

TE FUNDIT

Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia

Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia
9 Shtator, 2025

Shqipëria ka shënuar golin e parë ndaj Letonisë. Ishte mesfushori Kristjan Asllani  i cili arriti të shënojë nga pika e...

Lexo më shumë

Kosova ankohet në UEFA për shkak të Spanjës

Kosova ankohet në UEFA për shkak të Spanjës
9 Shtator, 2025

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) i është drejtuar Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) me notë proteste, pasi Federata Spanjolle...

Lexo më shumë

Dënimi i FIFA-s dhe bojkoti i Tifozave Kuq e Zi, kati i parë i zbrazur në stadium

Dënimi i FIFA-s dhe bojkoti i Tifozave Kuq e Zi, kati i parë i zbrazur në stadium
9 Shtator, 2025

Kombëtarja shqiptare e futbollit vuan një dënim për thirrjet raciste të tifozëve në ndeshjen kundër Serbisë. Këtë të martë 20...

Lexo më shumë

Macron emëron kryeministër të ri të Francës

Macron emëron kryeministër të ri të Francës
9 Shtator, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron ka emëruar Sébastien Lecornu si kryeministrin e ri të vendit, pas rrëzimit të François Bayrou nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com