Një incident është regjistruar para selisë blu, ku një mbështetëse e Lulzim Bashës ka sulmuar verbalisht mbështetësen e Sali Bershës, Evi Kokalari.
Albana Vokshi dhe aktivististja e PD në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evi Kokalari kishin hyrë këtë të mërkurë në selinë e PD për të zhvilluar një mbledhje.
Mbështetësja e Bashës dëgjohet teksa ofendonte me shprehje të ndryshme Kokalarin dhe kjo e fundit iu drejtua duke i thënë: Mos më prek me dorë!
“Kush të ka paguar ty sa rrugë ke bërë Amerikë-Shqipëri, kush t’i ka paguar pse mashtron, mashtruese?”,-iu drejtua mbështetësja e Bashës zonjës Kokalari.
“Kjo është fytyra e Lulzim Bashës”- thotë Kokalari.
“Sa rrugë ke bërë Shqipëri-Amerikë, për çfarë arsye? Ik, mos të të shoh më këtu!”,-i drejtohet militantja e PD-Kokalarit.
“Të lutem mos më prek me dorë”,-Kokalari./Opinion.al