Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dy dozat e Pfizer sigurojnë 33% mbrojtje ndaj variantit Omicron

2021/12/14 at 4:53 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dy dozat e Pfizer sigurojnë 33% mbrojtje ndaj variantit Omicron

Sipas një studimi në shkallë të gjerë në Afrikën e Jugut përfundimet e të cilit u publikuan të martën, vaksinimi me dy doza të Pfizer-it siguron vetëm 33% mbrojtje kundër infeksionit nga varianti Omicron i koronavirusit, por mbrojtja kundër rasteve që kërkojnë shtrim në spital ishte 70% .

Analiza e parë në shkallë të gjerë për efektivitetin e vaksinës në rajonin ku u zbulua varianti i ri, mbështet atë që dihej paraprakisht – se Omicroni është më lehtësisht i transmetueshëm dhe se vaksina Pfizer nuk është aq efektive në mbrojtjen kundër infeksionit sa ishte kundër variantit Delta. Analiza u bazua në më shumë se 211,000 rezultate pozitive të testit COVID-19, 41% nga të rritur që kishin marrë dy doza të vaksinës Pfizer.

Studimi u krye nga Discovery Health, kompania më e madhe e siguracionit shëndetësor privat në Afrikën e Jugut dhe Këshilli i Kërkimeve Mjekësore të Afrikës së Jugut.

Studimi filloi që në javët e para të nëntorit kur u zbulua varianti Omicron nga shkencëtarët në Afrikën e Jugut dhe Botsvana. Studiuesit theksuan se gjetjet janë paraprake dhe jo të rishikuara nga kolegët.

Rezultati tregon se individët e vaksinuar që kanë marrë dy doza të vaksinës Pfizer kanë 33% mbrojtje kundër infeksionit nga Omicron, në krahasim me ata që ishin të pavaksinuar.

Kjo përbën një rënie të konsiderueshme nga mbrojtja prej 80% që kishte vaksina ndaj variantit të mëparshëm, ndoshta për shkak të aktivizimit më të ulët të antitrupave, pas mutacioneve të proteinave në variantin Omicron.

“Ajo që është shumë inkurajuese është fakti se efektiviteti i vaksinës me dy doza të Pfizer-it qëndron 70 për qind ndaj komplikimeve të rënda me variantin Omicron, të cilat ne i masim me shtrimet në spital” tha shefi ekzekutiv i kompanisë Discovery Health Dr. Ryan Noach.

Kjo mbrojtje kundër shtrimit në spital është reduktuar nga niveli 93% që kishte vaksina ndaj variantit Delta.

Studimi tregon se mbrojtja ndaj shtrimit në spital mbetet e njëjtë tek të gjitha moshat, te personat nga 18 deri në 79 vjeç, me nivele pak më të ulëta mbrojtjeje për personat e moshuar, 67% për moshat 60 deri në 69 vjeç dhe 60% për personat e moshës 70 deri në 79 vjeç./ VOA

Etiketa: Omicronpfizer

Ju sugjerojmë

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Aktualitet

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë

3 Gusht, 2025 11:08 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Aktualitet

Korçë, theu me gurë xhamat e godinës së bashkisë dhe../ E pëson 27-vjeçarit

3 Gusht, 2025 11:00 am
‘Marashi, i biri i Palokut’ – Tregim nga Elizabeth Cleveland Miller
Aktualitet

‘Marashi, i biri i Palokut’ – Tregim nga Elizabeth Cleveland Miller

3 Gusht, 2025 10:46 am
Zjarret, MM: 21 vatra aktive në vend/ Ndërhyrje nga ajri e qindra forca në terren
Aktualitet

Arrestohen 2 shtetas për zjarrvënie në Divjakë e Mallakastër

3 Gusht, 2025 10:16 am
SHBA/Hetime për shkelje të ligjit për Jack Smith. Ish-prokurori hetoi Donald Trump
Bota

SHBA/Hetime për shkelje të ligjit për Jack Smith. Ish-prokurori hetoi Donald Trump

3 Gusht, 2025 10:07 am
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Aktualitet

Lezhë, 3 automjete përplasen me njëri-tjetrin/Një nga drejtuesit dërgohet te Trauma

3 Gusht, 2025 9:48 am
Qeveria italiane shtyn BE për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”
Bota

Qeveria italiane shtyn BE për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

3 Gusht, 2025 9:41 am
(VIDEO)Vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh. Hiri, në 6 mijë metra lartësi
Bota

(VIDEO)Vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh. Hiri, në 6 mijë metra lartësi

3 Gusht, 2025 9:31 am
Qiej të trazuar: Konfliktet ushtarake që po ndryshojnë aviacionin botëror
Bota

Qiej të trazuar: Konfliktet ushtarake që po ndryshojnë aviacionin botëror

3 Gusht, 2025 9:06 am
Tërmeti me magnitudë 6.8 godet Ishujt Kuril në Rusi
Bota

Tërmeti me magnitudë 6.8 godet Ishujt Kuril në Rusi

3 Gusht, 2025 8:53 am
Para
Ulet papunësia në 3-mujorin e tretë

Ulet papunësia në 3-mujorin e tretë

Krime mjedisore, arrestohen 22 qytetarë

Krime mjedisore, arrestohen 22 qytetarë

Çfarë ndodh nëse Berisha merr PD? Kim: Njohim Bashën si kryetar

Akuzat e Berishës ndaj ambasadores Yuri Kim/DASH:Janë të pajustifikuara

TE FUNDIT

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
3 Gusht, 2025

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës - Dibër) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë V. A., me detyrë N/Specialist...

Lexo më shumë

Korçë, theu me gurë xhamat e godinës së bashkisë dhe../ E pëson 27-vjeçarit

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
3 Gusht, 2025

Një 27-vjeçar mëngjesin e sotëm theu me gurë xhamat e godinës së bashkisë në Korçë. Më pas i riu postoi...

Lexo më shumë

‘Marashi, i biri i Palokut’ – Tregim nga Elizabeth Cleveland Miller

‘Marashi, i biri i Palokut’ – Tregim nga Elizabeth Cleveland Miller
3 Gusht, 2025

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 3 Gusht 2025 “American Junior Red Cross News” ka botuar, në shkurt të 1927, në...

Lexo më shumë

Arrestohen 2 shtetas për zjarrvënie në Divjakë e Mallakastër

Zjarret, MM: 21 vatra aktive në vend/ Ndërhyrje nga ajri e qindra forca në terren
3 Gusht, 2025

Evidentohen dhe vihen në pranga dy shtetas të dyshuar si autorë të zjarrvënieve në Divjakë e Mallakastër. Si rezultat i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com