Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Putin: Do vazhdojë sulmi në Ukrainë, kemi dërguar vetëm ushtarë vullnetarë për të luftuar

2022/09/16 at 9:03 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Putin: Do vazhdojë sulmi në Ukrainë, kemi dërguar vetëm ushtarë vullnetarë për të luftuar

Presidenti rus Vladimir Putin u zotua të premten të vazhdojë sulmin ndaj Ukrainës, pavarësisht kundërofensivës së fundit të forcave ukrainase dhe paralajmëroi se Moska mund të intensifikojë sulmet nëse forcat ukrainase vënë në shënjestër termocentralet dhe infrastrukturën tjetër në Rusi.


Duke folur me gazetarët të premten pas pjesëmarrjes në një takim të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Uzbekistan, zoti Putin tha se “çlirimi” i të gjithë rajonit lindor të Donbasit në Ukrainë mbetët qëllimi kryesor ushtarak i Rusisë dhe se ai nuk sheh nevojë për ta rishikuar atë.

“Ne nuk jemi në nxitim” tha udhëheqësi rus, duke shtuar se Rusia ka dërguar vetëm ushtarë vullnetarë për të luftuar në Ukrainë.

Rusia u detyrua të tërhiqte forcat e saj nga zona të mëdha të Ukrainës verilindore javën e kaluar pas një kundërofensive të suksesshme ukrainase.

Operacioni i Ukrainës për të rimarrë kontrollin e disa qyteteve dhe fshatrave të pushtuara nga Rusia shënoi dështimin më të madh ushtarak për Moskën që kur forcat ruse u detyruan të tërhiqeshin nga zonat afër Kievit në fillim të luftës.

I pyetur për kundërsulmin e Ukrainës, zoti Putin u përgjigj: “Do të shohim se si do zhvillohet dhe si do të përfundojë”.

Ai tha se Ukraina ka tentuar të nisë sulme “pranë objekteve tona bërthamore, termocentraleve bërthamore” në Rusi dhe u zotua të bëjë “gjithçka për të parandaluar çdo kthesë negative të zhvillimeve në terren”.

“Ne do të hakmerremi nëse ata nuk arrijnë të kuptojnë se metoda të tilla janë të papranueshme, ato nuk dallojnë nga terrorizmi”, tha presidenti rus.

Putin gjithashtu kërkoi të premten të qetësonte shqetësimin e Indisë për konfliktin në Ukrainë, duke i thënë kryeministrit indian Narendra Modi se Moska dëshiron të shohë një fund të shpejtë të luftimeve, duke pretenduar se zyrtarët ukrainas nuk duan të negociojnë, një akuzë e hedhur poshtë nga presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky.

Zelensky megjithatë ka thënë se tërheqja e trupave ruse nga zonat e pushtuara të Ukrainës është parakusht për fillimin e bisedimeve.

Kina dhe India kanë refuzuar t’iu bashkohen sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, ndërsa kanë rritur blerjet e naftës dhe gazit natyror rus, duke ndihmuar Moskën të kompensojë kufizimet financiare të vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

Putin u takua të premten me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe çështjet rajonale, duke përfshirë një marrëveshje të korrikut të ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB-ja që lejoi eksportet e grurit ukrainas të rifillonin nga portet ukrainase në Detin e Zi.

Duke folur në samitin e Uzbekistanit të premten, udhëheqësi kinez, Xi paralajmëroi fqinjët e tij të Azisë Qendrore që të mos lejojnë të huajt t’i destabilizojnë ata.

Paralajmërimi pasqyron ankthin e Pekinit se mbështetja perëndimore për aktivistët pro-demokracisë dhe atyre të mbrojtjes së të drejtave të njeriut është një komplot për të minuar Partinë Komuniste në pushtet në Kinë dhe qeveritë e tjera autoritare.

Marrëdhëniet e Kinës me Uashingtonin, Evropën, Japoninë dhe Indinë janë tensionuar nga mosmarrëveshjet rreth teknologjisë, sigurisë, të drejtave të njeriut dhe çështjet territoriale.

Azia Qendrore është pjesë e iniciativës shumë miliarda dollarëshe të Kinës “Një brez, Një rrugë” për të zgjeruar tregtinë duke ndërtuar porte, hekurudha dhe investime të tjera infrastrukturore në një zonë që përfshinë dhjetëra vende nga Paqësori Jugor, Azia, Lindja e Mesme, deri në Evropë dhe Afrikë.

Organizata e Bashkëpunimit të Shangait u themeluar nga Rusia dhe Kina si një reagim ndaj ndikimit të Shteteve të Bashkuara në rajon. Grupi përfshin edhe Indinë, Pakistanin dhe katër vende ish-sovjetike të Azisë Qendrore, Kazakistanin, Kirgistanin, Taxhikistanin dhe Uzbekistanin. Irani është gjithashtu në proces të anëtarësim të plotë.

Të enjten, zoti Putin zhvilloi një takim kokë më kokë me presidentin Xi, duke e falenderuar këtë të fundit për “qëndrimin e ekuilibruar” të qeverisë së tij për luftën në Ukrainë, ndërsa shtoi se ai ishte gati të diskutonte “shqetësimet” e Kinës për Ukrainën, ndonëse Kina nuk ka treguar se çfarë shqetësime ka për këtë luftë.

Presidenti Xi, në një deklaratë të lëshuar nga qeveria e tij, shprehu mbështetjen për “interesat thelbësore” të Rusisë, por gjithashtu tregoi interesim për të punuar së bashku për të “injektuar qëndrueshmëri” në çështjet botërore.

Li Xin, drejtor i Institutit të Studimeve Evropiane dhe Aziatike të Universitetit të Shkencave Politike dhe Ligjit të Shangait, vuri në dukje se Pekini dëshiron një fund të negociuar të luftës në Ukrainë, duke shtuar se “Kina nuk do të gjykojë nëse operacioni special ushtarak i Rusisë është i drejtë apo jo.”/VOA



Ju sugjerojmë

Konferenca e OKB-së: Si të mbrohen Oqeanet?
Bota

Konferenca e OKB-së: Si të mbrohen Oqeanet?

11 Qershor, 2025 9:05 am
Si u pasurua ish-presidenti rus nga lufta
Bota

Si u pasurua ish-presidenti rus nga lufta

11 Qershor, 2025 8:58 am
(VIDEO) Rama: Plazhi i Spillesë, një tjetër perlë e bregdetit tonë
Aktualitet

(VIDEO) Rama: Plazhi i Spillesë, një tjetër perlë e bregdetit tonë

11 Qershor, 2025 8:53 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Shkodër/ Kapet me dy kallashnikovë, arrestohet pas kërkimeve 19 vjeçari

11 Qershor, 2025 8:46 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

Ngërçi në Kosovë, sot tentativa e 30-të për konstituimin e Kuvendit

11 Qershor, 2025 8:45 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 11 Qershor 2025

11 Qershor, 2025 8:45 am
E trishtë/Ndahet nga jeta regjisori dhe aktori i njohur Leka Bungo
Aktualitet

E trishtë/Ndahet nga jeta regjisori dhe aktori i njohur Leka Bungo

11 Qershor, 2025 8:43 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 11 Qershor 2025

11 Qershor, 2025 8:16 am
Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
Sport

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

10 Qershor, 2025 11:20 pm
Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
Sport

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

10 Qershor, 2025 11:14 pm
Para
Çfarë nuk duhet të bëni gjatë seksit

Çfarë nuk duhet të bëni gjatë seksit

Kampion i gjyles, por nuk merr paratë: Detyrohem të stërvitem pas stadiumit

Kampion i gjyles, por nuk merr paratë: Detyrohem të stërvitem pas stadiumit

Pretendimet për lidhje me kartelin meksikan, Luftar Hysa: S’kam probleme me drejtësinë

Pretendimet për lidhje me kartelin meksikan, Luftar Hysa: S’kam probleme me drejtësinë
















TE FUNDIT

Konferenca e OKB-së: Si të mbrohen Oqeanet?

Konferenca e OKB-së: Si të mbrohen Oqeanet?
11 Qershor, 2025

Në Nicën franceze po zhvillohet Konferenca e tretë e Oqeaneve e OKB-së. Ndryshimi i klimës, plastika, mbipeshkimi – detrat janë...

Lexo më shumë

Si u pasurua ish-presidenti rus nga lufta

Si u pasurua ish-presidenti rus nga lufta
11 Qershor, 2025

Fondacionet e lidhura me ish-presidentin e Rusisë, Dmitry Medvedev, kanë grumbulluar rreth 850 milionë dollarë që nga fillimi i pushtimit...

Lexo më shumë

(VIDEO) Rama: Plazhi i Spillesë, një tjetër perlë e bregdetit tonë

(VIDEO) Rama: Plazhi i Spillesë, një tjetër perlë e bregdetit tonë
11 Qershor, 2025

Në postimet në rrjetet sociale, kryeministri Rama ndan pamje nga pika turistike por dhe ato të bregdetit, duke i promovuar...

Lexo më shumë

Shkodër/ Kapet me dy kallashnikovë, arrestohet pas kërkimeve 19 vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
11 Qershor, 2025

Vihet në pranga nga Policia e Shkodrës një 19-vjeçar i shpallur në kërkim, i dyshuar për posedim të dy armëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com