Shtëpia është shembur për shkak të tërmetit të vitit 2019 dhe gjendja e saj është krejtësisht e pabanueshme, siç duket nga pamjet që Merita i ka sjellë zonjës Eni. Zonja Merita tregon se shtëpia fut ujë në çdo cep duke e bërë atë të ndihet e pasigurt, ndërsa Pelivanit duket se nuk i intereson aspak kjo, madje e ofendon bashkëshorten.
Pelivan: Përse më thirre këtu? Ku do të vesh ti pas meje?
Merita: Pas teje do vij unë ose hajde të vdesim të dy aty.
Pelivan: Të rrish aty në shtëpi.
Merita: Të bëhem gazi i botës e të më thonë mua: ai i sëmurë, ajo e çoi në Greqi? Të më bien mua fajet.
Pelivan: Lëre tani, të rrish aty në shtëpi.
Merita: Nuk rri unë aty ose hajde rrimë të dy.
Pelivan: Ku do vesh ti? Ku të të çoj unë ty?
Merita: Epo në atë shtëpi nuk jetohet.
Pelivan: Po rrihet.
Merita: Epo nuk jeton as kafsha. Të futësh kafshën kam frikë se do ngordhë e do më mallkojë.
Pelivan: Jemi në gjyq këtu, na shikojnë.
Eni Çobani: Pse duhet të rrijë në shtëpi?
Pelivan: Unë i kam thënë disa herë që nuk kam ku të të çoj. Aty do rrish, aty është shtëpia.
Merita: A jetohet zonja Eni në atë shtëpi?
Eni Çobani: Ke hallin se nuk punon dot në Greqi apo si, se nuk e kuptoj dot këtë?
Pelivan: Ku ta çoj një fshatare andej unë?
Pelivani vijon duke i thënë se nuk e merr me vete e nuk e ndërron mendjen aspak, pavarësisht se Merita i tregon se ç’përjeton.
Merita: Më lagen këmbët në mëngjes kur ngrihem, nuk di ku ka pikuar, nuk di ku pikon gjatë natës. Nuk e di ku hyn shiu, ku hyn era, më dhemb koka, më thahen këmbët./tvklan.al