Në kohën që në “Air Albania” po vijohen punimet e Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetorit të thirrur prej ish-kryeministrit Berisha, vëmendje ka marrë një foto që po qarkullon në mediat sociale.
Në foto duket emri i kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste , Edi Rama që i bashkohet videos live duke ndjekur Kuvendin e organizuar nga nisma“Foltorja”.
Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një shaka apo është i vërtetë ky fakt në një moment që lëvizjet e personaliteteve të politikës shqiptar Berishës, Bashës dhe Ramës janë gjithmonë e më tepër në vëmendjen e publikut.
Si asnjëherë më parë në historinë e PD, janë thirrur dy Kuvende ai i që po zhvillohet në këto momente në “Air Albania” dhe Kuvendi i thirrur nga Basha në 18 Dhjetor.