Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në një dhomë hoteli në autostradën Tiranë-Durrës, ku i plagosur mbeti i ri vjeçar.
Policia bëri me dije se në dhomën e hotelit kanë qenë të pranishëm 3 djem dhe 1 vajzë. Ndërkohë janë zbuluar identitetet e tyre. Arni Sulejmani, Markeljan Beqiri, Tefik Shehu dhe Anxhela Brisku e dyshuar transgjinore ndodheshin të katërt në dhomën e hotelit, ku për shkaqe të paqarta mëngjesin e kësaj të enjteje 26-vjeçari Markeljan Beqiri tentoi të vrasë me armë zjarri Arni Sulejmanin, 20-vjeç. I riu fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes Markeljan Beqiri autori i të shtënave është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim. Po ashtu në kërkim është shpallur edhe 32-vjeçari Tefik Shehu, i cili akuzohet për moskallëzim të krimit.
Policia arrestoi ndërkohë vajzën, 22-vjeçare Anxhela Brisku, pasi pas ngjarjes mori armën dhe e fshehu. Po ashtu në pranga ra edhe një 66-vjeçar i cili e strehoi të renë.