Në kohën që Partia Demokratike vijon të mbetët kryefjalë në media për shkak të krizës së brendshme të saj, këtë vit ka marrë vëmendje 8 dhjetori pasi si kurrë më parë PD ka zhvilluar festime në dy aktivitete, një të organizuar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe një tjetër të organizuar nga lideri historik i kësaj force politike, Sali Berisha.
Ndërkohë, në mediat sociale dhe në rrjet është shpërndarë një foto ku duket emri i Lulzim Bashës që i bashkohet videos live në Facebook-un e Berishës, kur ky i fundit mbante fjalën në aktivitetin e zhvilluar në sheshin “Demokracia”.
Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një shaka apo është i vërtetë ky fakt në një moment që lëvizjet e personaliteteve të PD-së, Bashës dhe Berishës janë në vëmendjen e publikut.
Basha mblodhi demokratët në ambientet e Air Turbina, ku i ulur në vendin e publikut dëgjoi studentët e Dhjetorit 1990 si nderim për veprën e tyre. Ndërkohë që Berisha zhvilloi homazhe para bustit të Azemit./Opinion.al