Kati i parë i një pallati është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën “Idriz Dollaku” në lagjen “Ali Demi” në Tiranë.
Policia bën me dije se nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Ndërkohë, vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./ Opinion.al