Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Varianti Omicron dhe rritja e rasteve me COVID-19 në SHBA

2021/12/07 at 8:11 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Varianti Omicron dhe rritja e rasteve me COVID-19 në SHBA

Varianti i ri i Covid-19, Omicron vazhdon të përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara, duke nxitur vendosjen e masave për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin në Nju Jork dhe rishikimin e udhëzimeve nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Delta vazhdon të jetë varianti dominues në Shtetet e Bashkuara, por Omicroni mund ta ndryshojë këtë. Shkencëtarët po përpiqen të mësojnë më shumë rreth transmetueshmërisë dhe ashpërsisë së Omicronit përpara festave.

Numri i rasteve me Covid-19 në Shteteve të Bashkuara u rrit me 27% javën e fundit. Varianti i ri i Omicronit po shfaqet në një numër në rritje të shteteve amerikane.

“Kemi një rritje të madhe jo vetëm të numrit të rasteve me Covid-19, por edhe një rritje të sëmurjeve të rënda”, tha Dr. Brad Greenberg, drejtor i Qendrës për Përgatitjet për Emergjencat.

19 shtete kanë konfirmuar të paktën një rast me variantin Omicron.

Në rastet më të fundit në Teksas dhe Havai, pacientët e infektuar nuk raportuan për udhëtime jashtë shtetit. Në rastet e tjera me variantin Omicron, si ato në Minesota dhe Misisipi, pacientët e infektuar raportuan se kishin udhëtuar në Nju Jork, ku kryebashkiaku Bill de Blasio njoftoi një masë të re të vaksinimit të detyrueshëm, i pari i këtij lloji në vend.

“Vaksinimi është arma kryesore në luftën kundër Covid-19-ës”, tha zoti de Blasio.

Masa që do të hyjë në fuqi më 27 dhjetor e bënë të detyrueshëm vaksinimin për të gjithë punonjësit e sektorit privat. Fëmijët e moshës 5 deri 11 vjeç do të duhet kenë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit për të hyrë në restorante, stadiume dhe vende të tjera, ndërsa ata të moshës 12 vjeç e sipër duhet të jenë plotësisht të vaksinuar.

“Unë mendoj se vaksina ka mbrojtur familjen tonë dhe njerëzit e tjerë”, tha Yiling Chen.

“Nuk ka fare nevojë për këtë”, tha zoti Charlie Cassara nga Koalicioni Amerikan për Fizkulturën.

Numri i infeksioneve në mesin e fëmijëve po rritet gjithashtu. Javën e kaluar, 133,000 fëmijë të tjerë rezultuan pozitivë në testet për Covid-19, duke e çuar në mbi 7 milionë numrin e fëmijët të infektuar më Covid-19 që nga fillimi i pandemisë.

Me afrimin e dimrit Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, po inkurajojnë njerëzit të përdorin teste të shpejta të koronavirusit para se të marrin pjesë në tubime në ambiente të mbyllura, pavarësisht nëse ata janë të vaksinuar apo jo./ VOA

Ju sugjerojmë

A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për Ukrainën?
Bota

A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për Ukrainën?

17 Dhjetor, 2025 8:35 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 17 dhjetor 2025

17 Dhjetor, 2025 8:33 am
Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së
-U tha në Opinion

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së

16 Dhjetor, 2025 11:08 pm
Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament
-U tha në Opinion

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament

16 Dhjetor, 2025 11:03 pm
Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli
-U tha në Opinion

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli

16 Dhjetor, 2025 10:35 pm
Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni
Bota

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni

16 Dhjetor, 2025 9:31 pm
Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?
Bota

Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?

16 Dhjetor, 2025 8:49 pm
Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë
Bota

Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë

16 Dhjetor, 2025 8:24 pm
Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit
Politikë

Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit

16 Dhjetor, 2025 7:48 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në aksin Tapizë-Fushë Krujë, shoferi 19-vjeçar përplas këmbësorin

16 Dhjetor, 2025 7:45 pm
Para
Rritet numri i të hospitalizuarve me COVID-19 në Francë

Rritet numri i të hospitalizuarve me COVID-19 në Francë

Tragjedi në Kosovë/ Digjet shtëpia, vdesin 2 fëmijë

Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati në Tiranë

Kili miraton projektligjin për legalizimin e martesës të së njëjtës gjini

Kili miraton projektligjin për legalizimin e martesës të së njëjtës gjini

TE FUNDIT

A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për Ukrainën?

A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për Ukrainën?
17 Dhjetor, 2025

Shtetet e Bashkuara sapo përfunduan dy ditë bisedimesh me negociatorë ukrainas dhe evropianë në Berlin të Gjermanisë, të ndjekura nga...

Lexo më shumë

Horoskopi, 17 dhjetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
17 Dhjetor, 2025

DASHI Një ditë interesante, Dash, sepse ju pret një vendim që e keni shtyrë për një kohë të gjatë. Ky...

Lexo më shumë

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së
16 Dhjetor, 2025

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala, ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan mbrëmjen e sotme, më 16 dhjetor, foli...

Lexo më shumë

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament
16 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur për hetimet dhe masat e dhëna nga SPAK në lidhje me abuzimet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com