Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kur të jep fjalën, të jep djalin”,si u rrit mafia shqiptare, droga me nëndetëse

2021/12/07 at 12:56 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Kur të jep fjalën, të jep djalin”,si u rrit mafia shqiptare, droga me nëndetëse

Mes viteve 2018 dhe 2020, shumica e arrestimeve në Evropë për trafik kokaine përfshinin shtetas shqiptarë, 266 persona, më shumë se brazilianë dhe kolumbianë të arrestuar në të njëjtën periudhë.


Rritja e arrestimeve përkoi edhe me faktin se nëse prej vitesh trafikantët shqiptarë ishin kufizuar në fuqinë punëtore të organizatave të tjera kriminale, tashmë grupet kriminale, të strukturuara sipas modelit të “Ndranghetës” italiane, kanë ndërtuar marrëdhënie solide me trafikantët e drogës në Amerikën e Jugut, veçanërisht në Ekuador, duke rritur ndikimin e tyre.

Media italiane “Il post” shkruan se si një aktor i thjeshtë mbështetës, mafia shqiptare është imponuar kudo. Sipas një raporti të fundit të Europol, ajo kontrollon një pjesë të madhe të tregut britanik të kokainës dhe në Evropë ka interesa të forta në Gjermani, Belgjikë, Zvicër, Bullgari dhe Greqi. Për arsye logjistike dhe afërsisë, vendi ku biznesi i drogës lulëzon më shumë është Italia.

Gjatë një konference në gusht, Nicola Gratteri, prokuror publik në Catanzaro, i cili ka qenë i përfshirë në luftën kundër “Ndrangheta” për vite me radhë, tha se “për të paktën tre në Evropë ka një mafie në zhvillim, ajo shqiptare. Shqipëria është një vend i korruptuar, ku është e lehtë të korruptosh zyrtarët publikë. Dhe nëse largohem nga Shqipëria dhe tashmë kam fuqi ekonomike, mund të forcohem si mafia ndërkombëtare”.

Dëshmia e aktivizmit dhe rritjes së mafies shqiptare vjen nga operacionet e policisë. Për shembull, në shtator 2020, operacioni Los Blancos goditi klanin më të fortë shqiptar në Evropë, Kompania Bello. Policia italiane, Europol dhe Eurojust, agjencia evropiane për bashkëpunimin gjyqësor penal, morën pjesë në operacion. Hetimet nisën me një sherr të dhunshëm të ndodhur në vitin 2014 në qendër të Firences. Dy grupe të kundërta shqiptarësh janë përplasur, duke konkurruar për sheshet e prostitucionit mes Firences dhe Pratos. Policia zbuloi se disa nga të arrestuarit ishin të përfshirë edhe në trafik droge.

Për të komunikuar me njëri-tjetrin, anëtarë të ndryshëm të organizatës përdorën sistemin e mesazheve të telefonave celularë BlackBerry: në vijim të komunikimeve dhe pas një hetimi prej vitesh, policia europiane zbuloi një trafik kokaine që nga Ekuadori mbërriti në portet e Antwerpen dhe Roterdam.  Nga këtu kokaina u nis sërish, madje drejt Italisë. “Në çdo paketë,” shpjegoi prokurori kombëtar kundër mafias Federico Cafiero de Raho, “marka” Bello “u vendos për të vërtetuar cilësinë e supozuar të produktit”.

21 shtetas shqiptarë përfunduan në burg, ndërsa 80 të tjerë ishin arrestuar më parë në Holandë, Shqipëri, Belgjikë, Ekuador, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermani, Greqi, Rumani dhe Hungari. U kapën dhe dy liderët e organizatës, Denis Matoshi u arrestua në Dubai, ndërsa Dritan Rexhepi u kap në Ekuador. Rexhepi konsiderohet kreu i Kompanisë Bello. Ai qëndronte në Ekuador prej vitesh. Rexhepi shkoi në Ekuador pas Adriatik Tresës, një drejtues i mafias shqiptare prej kohësh në Amerikën e Jugut. Tresa u vra në Nëntor të vitit 2020 pranë Guajakilit, një prej qyteteve më të mëdha të vendit. 4 vrasës me pagesë, të maskuar si policë, shkuan në vilën ku ai qëndronte, vranë shqiptarin dhe bodigardët e tij dhe më parë u larguan.

Tresa ishte shumë i njohur për forcat ligjzbatuese në Amerikën Jugore dhe Europë. Ai kontrollonte trafikun në rritje të kokainës nga një kontinent në tjetër. Në Ekuador, Tresa kishte gjetur një bazë të fortë dhe të rehatshme. Ka shumë arsye se pse mafia shqiptare ka zgjedhur Ekuadorin si qendër biznesi. Ky shtet ka 700 kilometra kufi me Kolumbinë, ku lulëzon tregtia e kokainës. Prania e trafikantëve shqiptarë është vënë re në Ekuador që në vitet 2000. Në vitin 2011, drejtuesi i DEA-s për Amerikën Jugore, Jay Bergman tha se edhe shqiptarët kishin pjesën e vet në trafik.

“Ka grupe kriminale shqiptare, ukrainase, italiane dhe kineze në Ekuador. Të gjithë kanë pjesën e vet të prodhimit të kokainës dhe shpërndarjes së drogës në vendet e tyre respektive”, tha ai.

Deri në vitin 2016, mafia shqiptare mendohet se vetëm mbështeste “Ndragheta-n”, e cila kishte kontrollin e trafikut të drogës nga Amerika e Jugut. Por atë vit ka pasur një “shpërthim kërkese” nga vendet europiane. Prodhimi u rrit dhe narcos-it amerikanojugorë po shihnin për aktorë të rinj. Shqiptarët ishin gati. Ata kanë bërë marrëveshje me Constru, një nga grupet paramilitare më të forta, e formuar nga ish-anëtarë të FARC, (Forcat Ushtarake Revolucionare të Kolumbisë), dhe zotëruesit e tokave në Putumayo, ku prodhimi i kokainës është i madh.

Shqiptarët ishin të parët që përdorën transportin e kokainës me nëndetëse nga Ekuadori në Amerikën Qendrore dhe Veriore. Një nëndetëse që mbante 7 tonë kokainë u zbulua në vitin 2013 në Limones, në veri të Ekuadorit. Në Itali gjithashtu, mafia shqiptare filloi që të operonte si aktore mbështetëse dhe më pas u përforcua si një organizatë e pavarur dhe duke u rritur fuqimisht. Sipas një raporti vjetor të DIA-s (Departamenti i Hetimeve AntiMafia) për vitin 2020, kriminelët shqiptarë ndahen në disa grupe operimi.

Mafia shqiptare është themeluar ekskluzivisht mbi lidhjet familjare. Klanet quhen fis dhe janë shprehje e një ose më shumë familjeve që kanë ende lidhje gjaku mes tyre. Ekziston një këshill qeverisës, Bajraku, i krahasueshëm me kupolën mafioze. Secili grup ka një kryetar, dhe një nënkryetar.  Kryetari nga ana e tij ka një zëvendës që është njeriu i ndërlidhjes me të gjithë anëtarët e organizatës. Askush, brenda klanit, nuk konsiderohet punëtor. Një gazetar anglez, John Lucas, i cili ka studiuar për një kohë të gjatë klanet shqiptare, ka shkruar se “gangsterët shqiptarë thonë se ndjenja e nderit i pengon të marrin urdhra. Marrëdhëniet kriminale janë të barabarta dhe kur një shef merr vendime, zakonisht jepen udhëzime me respekt, për të shmangur ofendimin e të tjerëve”.

Nuk ka formulë betimi për anëtarët e klanit; megjithatë, ekziston një kod i pashkruar, i bazuar në besën, pra besimi, respektimi i fjalës. Lucas gjithmonë shpjegon: “Besa është strumbullari i një kodi nderi të përmbledhur me këtë moto: “Kur një shqiptar të jep fjalën, ai të jep djalin e tij”./Opinion.al

 

 

 

 

 

 

 

 
Etiketa: mafia shqiptare


Ju sugjerojmë

Shëngjin, aksion pastrimi para çeljes së sezonit
Aktualitet

Shëngjin, aksion pastrimi para çeljes së sezonit

23 Maj, 2025 2:53 pm
Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore
Aktualitet

Sa vota morën partitë?/KQZ miraton tabelat për qarqet Vlorë,Fier,Lezhë e Gjirokastër

23 Maj, 2025 2:44 pm
PD letër KQZ dhe OSBE-ODHIR, liston shkeljet me shpërndarjen e zarfeve në Greqi
Aktualitet

Vota e diasporës/KQZ: Mbi 339 mijë veta krijuan profil në PER, votues nga 85 shtete

23 Maj, 2025 2:30 pm
Shqiptarët, të dytët më të refuzuarit në kufijtë e BE, renditen pas ukrainasve!
Aktualitet

Shqiptarët, të dytët më të refuzuarit në kufijtë e BE, renditen pas ukrainasve!

23 Maj, 2025 2:19 pm
Ndahet nga jeta Artan Lame, ndodhej në një spital në Mynih
Aktualitet

Artan Lame humb betejën me jetën, arkmorti vjen të shtunën në Shqipëri

23 Maj, 2025 2:04 pm
Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier
Aktualitet

“Pse hidhej Zegjineja nga dega në degë?”/Berisha:Kishin porosi të futej në Parlament

23 Maj, 2025 1:34 pm
Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov
Bota

Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov

23 Maj, 2025 1:24 pm
Raportuesi në PE: Shqipëria, plan ambicioz për negociatat
Aktualitet

Raportuesi në PE: Shqipëria, plan ambicioz për negociatat

23 Maj, 2025 1:10 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë

23 Maj, 2025 1:01 pm
‘Prova manipulimi me votën e diasporës’/ Berisha: Zgjedhjet, farsa më e shëmtuar
Aktualitet

“Bota e krimit, zyrtare”/ Berisha:“Vdekja” e procesit zgjedhor e paralajmëruar

23 Maj, 2025 12:36 pm
Para
FOTO/1.5 ton drogë nga Shqipëria në Turqi, tre të arrestuar

FOTO/1.5 ton drogë nga Shqipëria në Turqi, tre të arrestuar

Vrau djalin/Shpallet fajtor Skender Krasniqi, dënohet me 3 vite e 5 muaj burg

Vrau djalin/Shpallet fajtor Skender Krasniqi, dënohet me 3 vite e 5 muaj burg

Festivali i Këngës në RTSH, kush do të prezantojë edicionin e 60
















TE FUNDIT

Shëngjin, aksion pastrimi para çeljes së sezonit

Shëngjin, aksion pastrimi para çeljes së sezonit
23 Maj, 2025

Të shtunën në Shëngjin do të çelet zyrtarisht sezoni i ri veror. Para nisjes së sezonit, bashkia e qytetit dhe...

Lexo më shumë

Sa vota morën partitë?/KQZ miraton tabelat për qarqet Vlorë,Fier,Lezhë e Gjirokastër

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore
23 Maj, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar në seancën e sotme publike tabelat përmbledhëse të rezultateve për subjektet zgjedhore në katër...

Lexo më shumë

Vota e diasporës/KQZ: Mbi 339 mijë veta krijuan profil në PER, votues nga 85 shtete

PD letër KQZ dhe OSBE-ODHIR, liston shkeljet me shpërndarjen e zarfeve në Greqi
23 Maj, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhëna të detajuara mbi procesin e votimit nga jashtë vendit, ku 339,893 shtetas...

Lexo më shumë

Shqiptarët, të dytët më të refuzuarit në kufijtë e BE, renditen pas ukrainasve!

Shqiptarët, të dytët më të refuzuarit në kufijtë e BE, renditen pas ukrainasve!
23 Maj, 2025

Shqiptarët janë të dytët më të refuzuarit në kufijtë e Bashkimit Europian, pas ukrainasve (19 595). Në total në kufijtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com