Rreth 1 mijë efektivë të Policisë së Shtetit i janë nënshtruar testit të drogës, nga të cilat 30 prej tyre kanë rezultuar mbi normën e lejuar.
Mësohet se brenda muajit dhjetor pritet të përmbyllet faza e parë e testimit. Ndërsa efektivët që nuk janë dakord me rezultatet kanë të drejtën e ankimimit.
Sipas “News24” efektivët do të kenë të drejtë ta ribëjnë testin.
Kujtojmë se procesi i testimit të drogës në radhët e policisë ka nisur prej disa ditësh dhe pritet që efektivët që dalin përdorues të përjashtohen nga puna./Opinion.al