Policia e Durrësi ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Meshigli”, ku ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike me llamba dhe ka arrestuar në flagrancë babë e bir.
Në pranga kanë rënë gjithashtu 3 punonjës të OSHEE-së, për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre.
Policia ka sekuestruar si provë bazën materiale elektrikë që shërbente për kultivimin e kanabisit.
“Gjatë këtij operacioni, në Shënavlash, u evidentua një banesë e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, në të cilën kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. U arrestuan në flagrancë shtetasi Sh. K. dhe djali i tij, shtetasi I. K., banues në fshatin Shënavlash. Në katin e katërt të banesës së shtetasit Sh. K., u gjetën dhe u sekuestruan 15 kg e 100 gramë lëndë e dyshuar cannabis sativa dhe 254 bimë narkotike.
Në vijim të veprimeve janë arrestuar në flagrancë edhe shtetasit: D. A., S. P. dhe A. K., punonjës së OSHEE-së, pasi nuk kanë kallëzuar për krimin dhe kanë shpërdoruar detyrën. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”-njoftoi policia./Opinion.al