Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fëmijëria e vështirë/Ky është reperi nga Tepelena që “pushtoi” clubet greke

2021/12/06 at 2:20 PM
në InstaBIZ, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Fëmijëria e vështirë/Ky është reperi nga Tepelena që “pushtoi” clubet greke

Mediat greke i kanë kushtuar një artikull të veçantë të riut nga Tepelena, i cili mori vëmendjen pas një sherri në një klub në Patra.

Protothema.gr shkruan se i riu është një reper mjaft i njohur në Greqi, madje një nga këngët e tij ka arritur të kalojë 17 milionë shikime në kanalin “YouTube”.

Bëhet fjala për Klaudio Dhespo, i njohur si “Toquel”, i cili është lindur në Tepelenë. Ai tërhoqi vëmendjen e mediave pas një sherri dhe rrahjen që shpërtheu pak ditë më parë në një klub të njohur teksa ai po performante.

Është dashur ndërhyrja e Policisë për t’i dhënë fund sherrit të ashpër për shkak të të cilit kanë mbetur të plagosur disa prej spektatorëve. Ndërsa media greke shkruan se kjo nuk është hera e parë që Toquel përballet me dhunë dhe luftime.

Gjatë fëmijërisë së tij, në moshën 4-5 vjeç, ai ishte dëshmitar i dhunimit të nënës së tij nga i ati, i cili ishte luante me lojëra fati duke shpenzuar paratë që fitonte nga puna që bënte.

Në moshën 9-muajshe Toquel erdhi ilegalisht nga Shqipëria në Greqi për një të ardhme më të mirë me nënën dhe dy vëllezërit e tij.

“Kam 25 vite në Greqi, që në moshën 9-muajshe kur erdha nga Tepelena e Shqipërisë në kurrizin e babait dhe nënës. Ishte e paligjshme, sepse bënim letra false. Por ne ishim të parregullt, jo të paligjshëm. Babai im ishte njeriu që bënte gjithçka, ai bënte hidraulikun, elektricistin, riparime dhe nëna ime ishte pastruese dhe kujdesej për një grua që ishte pranë shtëpisë tonë”-ka treguar ai.

Jeta e tij ndryshoi tërësisht, pas problemeve dhe sherreve në shtëpi.

“Kur shkova në shkollën fillore filluan problemet. Trazirat në shtëpi, babai im ishte mizor dhe nëna ime u sëmur. Babai nuk pinte por merrej me kumar, luante shumë. Ai abuzonte me nënën time. Ai ka ngrënë dru, nuk është gënjeshtër, shumë dru, edhe unë kam hyrë në mes, mbaj mend që i rashë në grusht babit. Është një fenomen i zakonshëm në ditët e sotme. Unë njoh të tjerët që e njohin. Nga Shqipëria, nga Bullgaria, nga Rumania, nga Greqia, nga ku të doni. Shumë baballarë kanë problemet e tyre, problemet e tyre psikologjike dhe shpërthejnë tek gruaja”, tregoi ai për fëmijërinë errët.

Karriera

Ai filloi të merrej me muzikë në klasën e 6-të, ndërsa repi e magjepsi dhe sidomos Eminem. Nga viti 2008 ai filloi dalëngadalë të shkruante dhe publikonte këngët e tij, por suksesi erdhi pas 11 vitesh, në vitin 2019. Deri atëherë Klaudio kishte realizuar 6 albume të cilat nuk patën një ndikim të madh në publik dhe nuk i dhanë paratë e nevojshme për të jetuar.

“Ai i mori këto nga aktivitetet ilegale dhe punët që nuk ishin kurrë të qëndrueshme. Ndër aktivitetet ilegale ishte edhe tregtia e vogël e drogës, hashashit dhe kokainës” shkruan gazeta. Pak para se të shkonte nga Heraklioni i Kretës në Athinë, ai ishte me nënën e tij në Korfuz ku qëndruan rreth 8 muaj dhe më pas u kthyen në Kretë. Hap pas hapi ai filloi karrierën në Athinë ku u zhvendos më pas me nënën./Opinion.al

Etiketa: dhuna ne familjefemijeria e veshtiregreqireperi nga tepelena

Ju sugjerojmë

Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë
-U tha në Opinion

Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë

22 Dhjetor, 2025 10:50 pm
Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër
-U tha në Opinion

Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër

22 Dhjetor, 2025 10:48 pm
Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë
Kryesore

Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë

22 Dhjetor, 2025 10:00 pm
Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli
Aktualitet

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli

22 Dhjetor, 2025 9:04 pm
VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë
Bota

VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë

22 Dhjetor, 2025 5:05 pm
Kina godet produktet e qumështin evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE
Bota

Kina godet produktet e qumështin evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE

22 Dhjetor, 2025 4:03 pm
Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë
Aktualitet

Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë

22 Dhjetor, 2025 3:23 pm
Sot protestë kombëtare, Berisha: Ftoj të gjitha partitë opozitare të bashkohen
Kryesore

Sot protestë kombëtare, Berisha: Ftoj të gjitha partitë opozitare të bashkohen

22 Dhjetor, 2025 1:28 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Hapësirat publike, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe policisë

22 Dhjetor, 2025 1:05 pm
Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor
Bota

Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor

22 Dhjetor, 2025 12:36 pm
Para
“Ngjarje e stisur”/Ramazan Rraja: S’jam arratisur, të më nxjerrin provat dhe vij

“Ngjarje e stisur”/Ramazan Rraja: S’jam arratisur, të më nxjerrin provat dhe vij

Testi i drogës, rezultojnë përdoruese 2 efektive femra në Elbasan

80 efektivëve në Shkodër iu bëhet testi i drogës, 12 dalin përdorues

80 efektivëve në Shkodër iu bëhet testi i drogës, 12 dalin përdorues

TE FUNDIT

Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë

Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë
22 Dhjetor, 2025

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan komentoi hetimet e fundit të SPAK, atë për çështjen...

Lexo më shumë

Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër

Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër
22 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion” po diskutohen hetimet e SPAK për çështjen e AKSHI, si dhe për vetpërgjimet që ka bërë Ergys...

Lexo më shumë

Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë

Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë
22 Dhjetor, 2025

Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i dërgon një mesazh kryetarit të PD, Sali Berisha pas molotovëve...

Lexo më shumë

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli
22 Dhjetor, 2025

Partia Demokratike ka mbajtur këtë të hënë protestën  kombëtare, e inicuar në fakt pas ngjarjeve të fundit të lidhura me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com