Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Premtimi i Olaf Scholz: Frymë e re për Gjermaninë

2021/12/04 at 3:03 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet në Gjermani: Garë shumë e ngushtë

I emëruari për kancelar të Gjermanisë, Scholz bën thirrje për miratimin e marrëveshjes së koalicionit me Të Gjelbrit e liberalët në një kongres të posaçëm të SPD. Javën e ardhshme pritet të betohet qeveria e re gjermane.


“Kjo do të jetë një qeveri me tre parti, që duan më shumë progres për Gjermaninë”, tha kancelari i emëruar, Olaf Scholz në një fjalim të shtunën (04.12.).Kemi tani “shansin që të fillojë një frymë e re në Gjermani”, tha Scholz në Berlin. Një startim i tillë është një rrezik, por kjo “kërkohet dhe është e drejtë, sepse ne kemi një përfytyrim për atë se si duhet të përfundojë me sukses”, citon AFP, kancelarin e ardhshëm. Scholz premtoi, se për këtë të tre partitë e koalicionit do të “bashkëpunojnë miqësisht”.

Sfidat e qeverisë së re

Si sfida të kohës, Scholz përmendi ndryshimin e klimës, me të cilën qeveria duhet të merret. “Ne kemi një përgjegjësi të madhe në Gjermani që kjo të rezultojë pozitive”, tha Scholz. Nuk bëhet fjalë vetëm për uljen e emetimeve të gazrave ndotës, por edhe për të treguar “se si bëhet”. Për këtë koalicioni trepartiak e vë theksin më pak tek heqja dorë se tek “progresi teknik”, tha ai. Si një çështje tjetër qendrore të punës së qeverisë së tij, Scholz përmendi planin për një sigurim bazë për fëmijët, fondin e mbështetjes sociale qytetare dhe zgjerimin e banimit. “Të gjitha këto janë reflektuar në marrëveshjen e koalicionit”, theksoi Scholz. Po kjo vlen edhe për një pagë minimale më të lartë, si edhe progres në trajtimin e barabartë të grave e burrave.

Në lidhje me pandeminë e Coronës, Scholz tha, se ajo duhet “luftuar me të gjitha forcat që kemi”. “Ne duhet t’ia dalim me njëri-tjetrin, që me masa të vendosura të ndërpresim valën e katërt.” “Për këtë kërkohet të bëhen edhe njëherë kufizime. “Sepse nuk jemi vaksinuar të gjithë, duhet ta bëjmë edhe njëherë këtë.”

Scholz kujtoi në kongresin e socialdemokratëve, se  suksesi i SPD-së nuk është aspak i vetëkuptueshëm, por ne “ia dolëm të gjithë së bashku”. Për një kohë të gjatë kancelarin e ofroi CDU, por “socialdemokratët do të kenë kancelarin e ardhshëm të kësja republike dhe kjo është puna jonë e përbashkët”, tha Scholz Vitet e ardhshme do të bëhet fjalë për një politikë, ku të gjithë në Gjermani të kenë një jetë më të mirë, premtoi Scholz. Vitet e kaluara shumë gjëra u lanë pa u bërë. Kongresi i SPD-së u zhvillua si videokonferencë për shkak të pandemisë./DW

Etiketa: gjermaniOlaf Scholz


Ju sugjerojmë

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Le Monde: Ukraina e gatshme të pranojë një zonë të demilitarizuar në Donbas

12 Dhjetor, 2025 1:16 pm
Fituesi i Eurovisionit rikthen trofeun në shenjë proteste kundër Izraelit
Bota

Fituesi i Eurovisionit rikthen trofeun në shenjë proteste kundër Izraelit

12 Dhjetor, 2025 12:38 pm
GJKKO shtyn për në 5 janar seancën për Veliajn
Aktualitet

GJKKO shtyn për në 5 janar seancën për Veliajn

12 Dhjetor, 2025 11:58 am
“Aplikoni për kreditë e buta”, Veliaj thirrje qytetarëve nga qelia: Janë 1200 kuota në dispozicion
Aktualitet

GJKKO, Veliaj shfuqizon avokatin e tij dhe kërkon të dalë nga kafazi i qelqit

12 Dhjetor, 2025 11:14 am
Banka Qendrore e Rusisë:Planet e BE për përdorimin e aseteve tona, të jashtëligjshme
Bota

Banka Qendrore e Rusisë:Planet e BE për përdorimin e aseteve tona, të jashtëligjshme

12 Dhjetor, 2025 10:46 am
Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
Aktualitet

Padia e kryeministrit/ Kushtetuesja mblidhet për të vendosur për shqyrtimin

12 Dhjetor, 2025 10:19 am
Forbes rendit 100 gratë më të fuqishme në botë
Bota

Forbes rendit 100 gratë më të fuqishme në botë

12 Dhjetor, 2025 10:08 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Mbajtën peng një person për 2 javë për t’i marrë 70 mijë euro, arrestohen 3 persona

12 Dhjetor, 2025 9:53 am
Arrestimi i Alket Xhixhës dhe Elvin Merlikës, policia publikon pamjet
Kronikë

Arrestimi i Alket Xhixhës dhe Elvin Merlikës, policia publikon pamjet

12 Dhjetor, 2025 9:27 am
Orban: Trump ka një vizion të qartë për rënien e Evropës
Bota

Orban: Trump ka një vizion të qartë për rënien e Evropës

12 Dhjetor, 2025 9:14 am
Para
Kamerat kapin autorin, por…/Familjarët për vrasjen e Ujkaj: Nuk kishte borxhe

Gjykata jep arrest me burg për të dyshuarit e vrasjes së ish-deputetit  

Basha: Sudja është Rama, ka qethur flokët dhe ka lënë mjekër

Basha akuza Ramës: Shpërdoron taksat për fluturime me avion privat

Asnjë viktimë nga COVID në Kosovë, regjistrohen 15 raste të reja

Covid në Kosovë/ 4 raste të reja dhe asnjë viktimë, 1.6 milionë të vaksinuar
















TE FUNDIT

Le Monde: Ukraina e gatshme të pranojë një zonë të demilitarizuar në Donbas

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
12 Dhjetor, 2025

Ukraina është i gatshëm të pranojë krijimin e një zone të demilitarizuar në Donbas. Kështu shkruan Le Monde, duke cituar...

Lexo më shumë

Fituesi i Eurovisionit rikthen trofeun në shenjë proteste kundër Izraelit

Fituesi i Eurovisionit rikthen trofeun në shenjë proteste kundër Izraelit
12 Dhjetor, 2025

Fituesi i Eurovisionit rikthen trofeun në shenjë proteste kundër Izraelit, presioni mbi EBU Nemo, këngëtari zviceran dhe fituesi i Eurovision 2024, ka...

Lexo më shumë

GJKKO shtyn për në 5 janar seancën për Veliajn

GJKKO shtyn për në 5 janar seancën për Veliajn
12 Dhjetor, 2025

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 5 janar, ora 09:00 gjyqin paraprak ndaj Erion Veliajt dhe të bashkëpandehurve....

Lexo më shumë

GJKKO, Veliaj shfuqizon avokatin e tij dhe kërkon të dalë nga kafazi i qelqit

“Aplikoni për kreditë e buta”, Veliaj thirrje qytetarëve nga qelia: Janë 1200 kuota në dispozicion
12 Dhjetor, 2025

Në GJKKO po zhvillohet seanca për gjyqin paraprak të dosjes Veliaj. Avokati Artan Gërmenji ka kërkuar sërish që Erion Veliaj të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com