Një shtëpi prej gati 900 metra katrorë në Dickerson, Maryland, një orë në perëndim të Baltimores, u përfshi nga flakët më 23 nëntor kur pronari i shtëpisë u përpoq të tymoste gjarpërinjtë në pronë, tha Pete Piringer, zëdhënësi kryesor i shërbimit të shpëtimit dhe zjarrfikësve. Ai tha se në momentin e flakëve nuk ishte askush në banesë dhe një fqinj që kalonte aty pa tymin dhe thirri 911.
“Për të krijuar tymin që do të laergonte gjarpërinjtë ishte vendosur qymyr, por ai ishte pozicionuar shumë afër materialeve të djegshme, duke i vënë zjarrin shtëpisë përfundimisht”, shpjegoi Piringer. Ai rekomandon përdorimin e mënyrave të tjera për të larguar gjarpërinjtë, si shërbimet e kafshëve ose kontrolli i dëmtuesve./Opinion.al