Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar me demokratët e Devollit, nga ku paralajmëroi kryetarin e PD, Lulzim Basha se në të ardhmen do të zbulohen dosje kriminale në të cilat është përfshirë dhe ai.
Po ashtu, Berisha foli dhe për vendin ku do të mbahet Kuvendi i 11 dhjetorit. Sipas Berishës, një nga idetë është dhe stadiumi Air Albania, por ai tha se kjo do të varet nga kushtet atmosferike.
“A e dini ju që nuk ka prokuptim më të madh për mua dhe për ju se ku do të mbldhemi 7600 vetë. Faleminderi shumë që e thoni dhe e imagjinoni atë sepse i vetmi vend ku ne mund të mblidhemi për të treguar se jemi seriozë me numrin dhe me të gjitha është Air Albania, por motin nuk e dimë”,-tha Berisha./Opinion.al