Deputetja demokrate Flutura Açka dhe Drejtoresha e Komunikimit, Foltorja PD janë përfshirë në një debat gjatë diskutime për situatën politike e krijuar në selinë blu.
Garo tha se demokratët kërkojnë largimin e kryedemokratit Lulzim Basha nga partia dhe se delegatët do i bashkohen kuvendit të 11 dhjetorit.
Deputetja Açka i kujtoi Garos kohën kur ishte zëdhënësja e fushatës së PD dhe se në një takim i është drejtuar ati “kryeministër” dhe se sot cilëson kryeministër, Sali Berishën.
Garo : Të gjithë po dalin dhe po thonë që duan ndryshimin dhe kuvendi është i 11 dhjetorit. Më vjen keq që disave po iu lezeton kaq shumë karrigia e deputetit. Në këtë rast edhe Znj.Açka, unë them këtë gjë kam patur respekt për Açkën se kam menduar se do të sill diçka ndryshe.
Açka:Ti je në adrenalinë e Foltores. Unë nuk jam politikane tamam. Kemi qenë bashkë në një takim me gratë demokrate dhe ti iu drejtove Bashës, Z. Kryeministri i Shqipërisë.
Garo: Me një dëshirë për ta bërë Bashën kryeministër, çfarë domethënë?
Açka: Ju sot i thoni Berishës Kryeminsitër.