Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka qenë në Sarandë ku ka parë nga afër një operacion të eksportit detar të Shqipërisë.
Bëhet fjalë për peshqit ton dhe se si kapen për t’u dërguar më pas në Japoni. Kreu i qeverisë ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një foto me dy peshq të mëdhenj, krahas së cilës shkruan “Alamet çunash”.
Kreu i ekzekutivit njoftoi gjatë kësaj të mërkure se ka nisur sot operacioni më i madh i eksportit detar të Shqipërisë, i cili e përfshin edhe Japoninë në hartën e eksporteve shqiptare, që nga 3 vende në vitin 2013 sot ka 27 destinacione./ Opinion.al