Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Turqi, kriza ekonomike dhe refugjatët

2021/11/30 at 5:42 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Konflikti me Greqinë në Mesdhe, Erdogan paralajmëron çmim të lartë

Javën e kaluar vlera e monedhës turke ra me 10%, duke shënuar nivelet më të ulta historike dhe paralajmëruar një krizë ekonomike.


Korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones njofton nga Stambolli se lira turke ka shënuar një rënie prej 45% këtë vit, duke shkaktuar shqetësime se vështirësitë ekonomike mund t’i shtojnë edhe më tej tensionet lidhur me praninë e miliona refugjatëve në atë vend.

Ndërsa vlera e lirës binte, shumë turq u përpoqën të konvertonin kursimet e tyre në valutë të fortë. Investitorët ndërkombëtarë shitën akisonet në monedhën turke, pasi Presidenti Rexhep Tajip Erdogan shprehu mbështetje të fortë për politikën e tij të pazakontë, për uljen e normës së interesave, në vend të rritjes së tyre për të luftuar inflacionin, që ka arritur në rreth 20%.

Në një nga tregjet kryesore të Stambollit, shumë njerëz shprehin shqetësime se kolapsi i fundit i monedhës do të rrisë më tej inflacionin dhe trazirat.

Një shitës në treg, duke kërkuar që emri i tij të mos përdorej, tha për Zërin e Amerikës se ka frikë se çmimet do të vazhdojnë të rriten.

“Kemi frikë nga rritja e çmimeve. Një produkt që e shesim për pesë lira sot, mund të bëhet gjashtë lira nesër, gjë që i frikëson klientët dhe blerësit.”

Një blerëse pajtohet. “Po kursej paratë që kam. Po shpenzoj vetëm për gjërat e domosdoshme. Nuk dihet për të nesërmen, sa do të kushtojë buka, apo ushqimet muajin që vjen.”

Ndërsa thellohet dhimbja ekonomike në Turqi, mes rritjes së çmimeve dhe varfërisë, katër milionë refugjatë në atë vend, kryesisht sirianë, mund të jenë ndër më të rrezikuarit. Sipas një ankete të kohëve të fundit, shumica e të anketuarve duan largimin e refugjatëve.

Antipatia u shndërrua në dhunë në muajin gusht me sulmet ndaj shtëpive dhe bizneseve të refugjatëve sirianëve në Ankara.

Postimi nga sirianët i disa videove në mediat sociale, duke u tallur me turqit se nuk kishin para për të blerë banane, shkaktuan zemërim, duke çuar në ndalimin e përsonave përgjegjës. Ata janë të pritje të dëbimit.

Analisti Atilla Yasilada me “GlobalSource Partners” thotë për Zërin e Amerikës se problemet ekonomike sjellin trazira sociale.

“Kur thellohet stresi ekonomik, njerëzit përpiqen të gjejnë dikë për ta fajësuar dhe zgjedhja më e lehtë janë pakicat. Në pjesën perëndimore të Turqisë, pakicat janë refugjatët, sepse ata indentifikohen lehtësisht. Fërkimi më i vogël mund të kthehet në shpërthim masiv.”

Armiqësia ndaj refugjatëve arabë vjen ndërsa industria turke e turizmit po bëhet gjithnjë e më e varur nga turistët nga bota arabe. Shumë evropianë po qëndrojnë larg destinacioneve të njohura si Stambolli për shkak të kufizimeve të pandemisë.

Tregtari Guclu Sahin thotë për Zërin e Amerikës se biznesi i tij varet nga turistët arabë.

“80% e turistëve janë nga Lindja e Mesme. Me rënien e ekonomisë humba klientelën vendase. Mund të them se biznesi im tani ka vetëm klientë arabë.”

Turistët arabë janë një burim i vlefshëm i valutës së qëndrueshme për Turqinë. Por kjo mund të vihet në rrezik, nëse armiqësia kundër refugjatëve arabë përshkallëzohet në ndjenja më të gjera anti-arabe./ VOA

Etiketa: kriza ekonomikerefugjatetturqi


Ju sugjerojmë

Gjermania në borxhe rekorde
Bota

Gjermania në borxhe rekorde

26 Qershor, 2025 9:07 am
Iran: Shkatërrim i plotë apo vetëm dëme të vogla?
Bota

Iran: Shkatërrim i plotë apo vetëm dëme të vogla?

26 Qershor, 2025 9:03 am
Zelensky, marrëveshje për themelimin e një tribunali për krime lufte
Bota

Zelensky, marrëveshje për themelimin e një tribunali për krime lufte

26 Qershor, 2025 8:58 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Aksidentoi për vdekje të moshuarin, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

26 Qershor, 2025 8:55 am
Tharje të lëkurës, ushqime të ngrohta: Jeta brenda avionëve që bombarduan Iranin
Bota

Tharje të lëkurës, ushqime të ngrohta: Jeta brenda avionëve që bombarduan Iranin

26 Qershor, 2025 8:50 am
Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë, ja rendi i ditës
Aktualitet

Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë, ja rendi i ditës

26 Qershor, 2025 8:40 am
Parashikimi i motit, 30 korrik 2023
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 26 qershor 2025

26 Qershor, 2025 8:30 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 26 qershor 2025

26 Qershor, 2025 8:16 am
Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane
Bota

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane

25 Qershor, 2025 10:23 pm
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
Bota

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

25 Qershor, 2025 10:03 pm
Para
Minoriteti/ Lideri i opozitës greke kërcënon Shqipërinë

Greqia e bën të detyrueshëm vaksinimin anti-Covid për personat mbi 60 vjeç

“Omicron”/ Moderna ka dyshime për efikasitetin e vaksinës

“Omicron”/ Moderna ka dyshime për efikasitetin e vaksinës

Ministri izraelit: Me 3 doza Pfizer jeni të mbrojtur nga Omicron

Ministri izraelit: Me 3 doza Pfizer jeni të mbrojtur nga Omicron
















TE FUNDIT

Gjermania në borxhe rekorde

Gjermania në borxhe rekorde
26 Qershor, 2025

Rregullimi i rrugëve, rindërtimi i urave, meremtimi dhe ndërtimi i shkollave e universiteteve, problemet me hekurudhat dhe trenat, mungesa e...

Lexo më shumë

Iran: Shkatërrim i plotë apo vetëm dëme të vogla?

Iran: Shkatërrim i plotë apo vetëm dëme të vogla?
26 Qershor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon të jetë i bindur se sulmet ndaj objekteve bërthamore të Iranit "i shkatërruan ato...

Lexo më shumë

Zelensky, marrëveshje për themelimin e një tribunali për krime lufte

Zelensky, marrëveshje për themelimin e një tribunali për krime lufte
26 Qershor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e nënshkroi të mërkurën vonë një marrëveshje me Këshillin e Evropës për themelimin e një...

Lexo më shumë

Aksidentoi për vdekje të moshuarin, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
26 Qershor, 2025

Aksidentoi në lagjen nr. 4 në Durrës një të moshuar, i cili ndërroi jetë për shkak të lëndimeve të marra,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com