Është trajtuar të hënën (29 nëntor) në emisionin “Opinion” tema me titull “Dëshmitë e rralla të genocidit në Kosovë”.
“Opinion” është fokusuar në disa elementë të Luftës së Kosovës. Shtysa është marrë nga një ekspozitë në një nga katetet e nëndheshme të Biblotekës së qytetit të Prishtinës, ku ndodhen objektet e 1133 fëmijëve që kanë humbur jetën gjatë Luftës së Kosovës. Prindrit e tyre kanë arritur të sjellin disa pak objekte që iu kanë mbetur nga fëmijët e tyre.
Përmes materialeve të përgatitura mund të ndiqni historinë e familjes familja Jashari, ekspozitën, dëshminë e rrallë të Fadil Muçolli, që ka humbur katër fëmijë në 17 Prill të vitit 1999 bashkë me bashkëshorten, nënën dhe babain, katër motra dhe familjen e vëllait, po ashtu dhe historinë e familjes Klinaku, që më 22 Shtatorin e vitit 1998, humbi vajzën 6 muajshe.
Gjithashtu në “Opinion” është diskutuar për vrasjen e ish-kryetarit të Komunës së Velipojës, Pashko Ujka me të ftuar në studio: Spartak Kokën dhe në lidhje direkte gazetaren: Emi Kalaja