Mediat greke shkruajnë se sot në Gjykatën e Apelit është zhvilluar seanca për 12 ish-zyrtarët e burgut, të cilët janë dënuar për torturim të shqiptarit, lia Kareli.
Mësohet se gjykata ka vendosur të lehtësoi dënimin e 12 ish-gardianëve, të cilët rrahën dhe torturuan deri në vdekje të burgosurin shqiptar, në burgun e Nigritës, në mars 2014.
12 zyrtarët u dënuan nga Gjykata e Apelit me tre deri në pesë vjet burg, me pezullim për tre vjet nga detyra, për torturimin e të burgosurit shqiptar, 42-vjeçarit Ili Kareli, i cili vdiq në burgun e Nigritës, pasi u transferua nga Malandrino, në mars të 2014, shkruajnë mediat greke.
Ata ishin dënuar në shkallë të parë për kryerjen e disa torturave, por dënimi u zbut për sjellje të mirë të ish-gardianëve.
Dënimet nga 5 deri në 7 vjet u ulën në 3, 4 dhe 5 vjet burgim, në varësi të shkallës së pjesëmarrjes së secilit në krim. Gjykata pezulloi ekzekutimin e dënimeve për tre vjet (për të dënuarit me 4 dhe 5 vjet me kusht që të monitorohen nga një punonjës social).
Sipas Gjykatës së Shkallës së Parë, vdekja e Karelit nuk kishte ardhur si pasojë e torturave, por iu atribua një ataku kardiak./Opinion.al