Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhet dëshmia e motrës së Çalamanit:Më kërcënoi që t’i sillja vajzën në shtëpi

2021/11/30 at 2:04 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhet dëshmia e motrës së Çalamanit:Më kërcënoi që t’i sillja vajzën në shtëpi

Emisioni “Uniko” në Klan Plus ka zbardhur dëshminë e Elsa Çalamanit, motrës së Klodian Çalamanit për ngjarjen e 9 majit 2006, kur një vajze 16-vjeçare iu hoq liria.

Për atë rast Klodian Çalamani u dënua për veprën penale heqje e paligjshme e lirisë, edhe pse vajza 16-vjeçare në atë kohë kallëzoi në Policinë e Fierit se Çalamani dhe Florian Vasiu tentuan të abuzonin seksualisht me të.

Motra e Klodian Çalamanit, Elsa e cila ka dhënë dëshminë për ngjarjen e vitit 2006, ka thënë se të miturën e ftoi ajo në banesën ku qëndronte me vëllain Klodianin.

Ajo thotë se ishte kërcënuar pikërisht nga vëllai i saj Klodian Çalamani dhe komshiu Florian Vasiu që t’iu sillte në shtëpi vajzën 16-vjeçare.

Dëshmia e Elsa Çalamanit për ngjarjen e 9 majit 2006:

Unë quhem Elsa Çalamani prej rreth 15 vitesh jam larguar nga Shqipëria së bashku me nënën e cila nuk është kthyer më asnjëherë. Kam ardhur para pak ditësh dhe për shkak të mungesës së kushteve tek shtëpia e babait kam qëndruar tek xhaxhai. Vëllai im Klodian Calamani dhe shoku tij komshiu Florian Vasiu më kanë kërcënuar dhe më kanë detyruar që t`iu sjellë në shtëpi vajzën 16-vjeçare. Ata më kërcënuan se nëse nuk e sillja do më vrisnin mua së bashku me vajzën me pistoletë.

I kam vajtur vajzës dhe i kam kërkuar që të vinte me mua deri tek marketi për të blerë ca gjëra për fëmijën tim. Vajza ka kundërshtuar pasi ishte me shapka të papërshtatshme. Unë i kam thënë hajde tek shtëpia e Klodit të jap unë shapka të tjera. Sapo është futur në oborr i kam thënë  duke e mashtruar hajde lexo letrat që vëllai im tjetri Alberti ka shkruar dhe të ka dedikuar ty.

Vajza ka patur frikë se mos ishte Klodi brenda por unë e kam qetësuar që mos të kishte frikë. Sapo vajza është futur brenda, Klodiani dhe Floriani që ishte fshehur pas dere e kanë dhunuar. Unë kam filluar të qaj dhe në këtë moment kam marrë fëmijën e mitur dhe jam larguar. I pranishëm në banesë ka qenë dhe babai im rreth 70 vjeç i cili ishte në gjendje të dehur. Më vonë mësova nga nëna e 16-vjeçares se vajzën e kishte shpëtuar Ligori, vëllai i Florianit. /tvklan.al

Etiketa: dëshmia e motrësklodian calamani

Ju sugjerojmë

Analiza/ Takimi në Paris për Ukrainën, garanci të detyrueshme sigurie
Bota

Analiza/ Takimi në Paris për Ukrainën, garanci të detyrueshme sigurie

7 Janar, 2026 10:31 am
Biznese dhe banesa të përmbytura, Rama bën ironi: Pse s’më fajëson mua edhe Italia
Kryesore

Biznese dhe banesa të përmbytura, Rama bën ironi: Pse s’më fajëson mua edhe Italia

7 Janar, 2026 10:06 am
Problematikat nga moti i keq, ARRSH: Rënie gurësh dhe inertesh në disa rrugë në veri
Aktualitet

Problematikat nga moti i keq, ARRSH: Rënie gurësh dhe inertesh në disa rrugë në veri

7 Janar, 2026 9:27 am
Moti i keq, Ministria e Shëndetësisë: Masa për ofrimin e kujdesit shëndetësor
Aktualitet

Moti i keq, Ministria e Shëndetësisë: Masa për ofrimin e kujdesit shëndetësor

7 Janar, 2026 8:59 am
Ukraina sulmon me dronë Rusinë gjatë natës, godet depon e naftës në Belgorod
Bota

Ukraina sulmon me dronë Rusinë gjatë natës, godet depon e naftës në Belgorod

7 Janar, 2026 8:56 am
Groenlanda/ Administrata amerikane thotë se përdorimi i ushtrisë është opsion
Bota

Groenlanda/ Administrata amerikane thotë se përdorimi i ushtrisë është opsion

7 Janar, 2026 8:52 am
Reshje të dendura në Vlorë/ Vjosa del nga shtrati, dëmtohen banesa dhe çahen rrugët
Aktualitet

Reshje të dendura në Vlorë/ Vjosa del nga shtrati, dëmtohen banesa dhe çahen rrugët

7 Janar, 2026 8:33 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 janar 2026

7 Janar, 2026 8:31 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

7 Janar, 2026 8:30 am
Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi
Emisionet

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi

6 Janar, 2026 11:08 pm
Para
Arqipeshkvi i ri/ Meta: Urime Imzot Dodaj, Rama: Zoti qoftë me ju në këtë mision

Arqipeshkvi i ri/ Meta: Urime Imzot Dodaj, Rama: Zoti qoftë me ju në këtë mision

Torturuan për vdekje Ilia Karelin,gjykata greke iu lehtëson dënimin 12 gardianëve

Torturuan për vdekje Ilia Karelin,gjykata greke iu lehtëson dënimin 12 gardianëve

COVID-19 në Kosovë, 46 raste të reja dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit

Covid-19/ Kosova shënon 1 viktimë dhe 8 raste të reja

TE FUNDIT

Analiza/ Takimi në Paris për Ukrainën, garanci të detyrueshme sigurie

Analiza/ Takimi në Paris për Ukrainën, garanci të detyrueshme sigurie
7 Janar, 2026

Sipas kancelarit Friedrich Merz, Gjermania është e përgatitur të ofrojë siguri ushtarake për një armëpushim të mundshëm në Ukrainë. Pas...

Lexo më shumë

Biznese dhe banesa të përmbytura, Rama bën ironi: Pse s’më fajëson mua edhe Italia

Biznese dhe banesa të përmbytura, Rama bën ironi: Pse s’më fajëson mua edhe Italia
7 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me përmbytjet që kanë përfshirë vendit, të cilat kanë shkaktuar dëme të rënda...

Lexo më shumë

Problematikat nga moti i keq, ARRSH: Rënie gurësh dhe inertesh në disa rrugë në veri

Problematikat nga moti i keq, ARRSH: Rënie gurësh dhe inertesh në disa rrugë në veri
7 Janar, 2026

Prej ditës së martë, moti i keq ka përfshirë të gjithë territorin e vendit, si pasojë e reshjeve të dendura...

Lexo më shumë

Moti i keq, Ministria e Shëndetësisë: Masa për ofrimin e kujdesit shëndetësor

Moti i keq, Ministria e Shëndetësisë: Masa për ofrimin e kujdesit shëndetësor
7 Janar, 2026

Ministria e Shëndetësisë thotë se ka marrë masat e nevojshme për ofrimin e kujdesit shëndetësor të pandërprerë dhe të sigurt...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com