Moti i keq ka shkaktuar vonesa në nisjen e trageteve nga Durrësi drejt Barit.
Mësohet se trageti i parashikuar për të lundruar në orën 23:00 të mbrëmjes së kaluar, është nisur rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm.
Ndërsa trageti i linjë së Ankonës, i parashikuar për t’u nisur në orën 19:00, është nisur rreth orës 23:30 të mbrëmjes së kaluar.
Nuk paraqiten probleme në krahun tjetër të Adriatikut, ku tragetet janë nisur në oraret e parashikuara dhe kanë mbërritur po ashtu mëngjesin e sotëm në Durrës në orar.
Forca e erës shkon deri në 17 m/s, ndërsa forca e detit 5-6 në gji dhe arrin deri në 7 në det të hapur.
Gjithashtu është pezulluar dalja në det e anijeve të peshkimit dhe atyre më tonazh të vogël, deri në normalizimin e situatës.