Moti i keq ka përfshirë vendin, duke shkaktuar probleme në disa akse rrugore në Gjirokastër për shkak të rrëshqitjes së dherave.
Po ashtu, vendi ynë është përfshirë dhe nga reshje të dëborës në disa zona. Mësohet se reshjet e dëborës janë regjistruar në zonat e thella malore të Kukësit.
Dëbora ka nisur në Novosej, Shishtavec dhe Topojan, ku temperaturat janë ulur ndjeshëm.
Në këto zona, si Shishtaveci, dëbora ka përfshirë të gjithë territorin. Deri më tani, nuk ka raportime për problematika apo ndërprerje të energjisë elektrike.