Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjenerali i EBA-së i akuzuar për torturë zgjidhet president i INTERPOL-it

2021/11/25 at 5:32 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjenerali i EBA-së i akuzuar për torturë zgjidhet president i INTERPOL-it

Organizata botërore e Policisë, INTERPOL, ka zgjedhur më 25 nëntor një gjeneral nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) për president të ri, pavarësisht shqetësimeve për shkelje të të drejtave të njeriut, të cilat mund ta vënë agjencinë përballë rrezikut nga eksploatimi nga regjimet represive, shkruan AFP.

Ahmed Nasser al-Raisi, inspektor i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme të Emirateve të Bashkuara Arabe, do të shërbejë pjesërisht në post me mandat katër vjeçar, madje pa pagesë.

Por, organizatat për të drejtat e njeriut kishin lobuar kundër kandidaturës së tij, duke e akuzuar për dështim në hetim të ankesave kredibile rreth torturës nga forcat e sigurisë së EBA-së.

Emërimi i tij vjen pasi Emiratet e Bashkuara Arabe dhanë fonde të shumta për agjencinë me bazë në Lyon në Francë. EBA-ja kishte dhuruar 48 milionë euro për INTERPOL-in gjatë vitit 2017 ndryshe, shumë pothuajse e barabartë me donacionet që të gjitha 195 shtetet anëtare japin për organizatën.

Gjenerali Al Raisi u zgjodh pas tre rundeve të votimit me ç’rast mori 68.9 për qind të votave nga shtetet anëtare, njoftoi INTERPOL-i nëpërmjet një njoftimi për media.

Pas zgjedhjes së tij, Raisi shkroi në Twitter që ‘do të ndërtojë një organizatë më transparente, diverse dhe vendimmarrëse, e cila do të garantojë siguri për të gjithë’.

Megjithatë, Raisi nuk i komentoi akuzat ndaj tij dhe tha se ‘EBA është bërë një prej shteteve më të sigurta në botë’.

Por, hulumtuesja e organizatës Human Rights Watch, Hiba Zayadin e quajti emërimin e tij ‘ditë të trishtuar për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në botë’. Sipas saj, gjenerali ishte ‘përfaqësues i qeverisë më autoritare në Gji, i cili disidentët paqësorë i barazon me terroristë’.

Akuzat për torturë u paraqitën kundër gjeneralit edhe muajve të fundit në Francë e Turqi, derisa në Stamboll këtë javë pritet të mbahet Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it.

Për më tepër tre anëtarë të Parlamentit Evropian i kishin shkruar një letër më 11 nëntor kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për ta paralajmëruar se zgjedhja e Raisit ‘do të dëmtonte misionin dhe reputacionin e Interpolit’.

‘Fushatë qëllimkeqe’

Anwar Gargash, ish-ministër i Jashtëm i EBA-së tani këshilltar i presidentit megjithatë e përshkroi zgjedhjen e gjeneralit si ‘dëshmi të arritjeve të shtetit dhe efikasitet në fushën e sundimit të ligjit dhe sigurisë’. Ai i përjashtoi akuzat kundër Raisit, si fushatë qëllimkeqe./ REL

Ju sugjerojmë

Sot etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”/ Rrugët që bllokohen në Tiranë, ja oraret
Aktualitet

Sot etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”/ Rrugët që bllokohen në Tiranë, ja oraret

10 Maj, 2025 8:22 am
Parashikimi i motit për këtë javë
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 10 maj 2025

10 Maj, 2025 8:17 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 10 maj 2025

10 Maj, 2025 8:13 am
“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet
-U tha në Opinion

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet

9 Maj, 2025 11:15 pm
Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale
-U tha në Opinion

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale

9 Maj, 2025 11:04 pm
Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri
-U tha në Opinion

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri

9 Maj, 2025 10:50 pm
Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall
-U tha në Opinion

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall

9 Maj, 2025 10:32 pm
Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda dhjetorit 2027
-U tha në Opinion

Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda dhjetorit 2027

9 Maj, 2025 10:31 pm
Rama: Dixhitalizimi i shërbimeve publike uli korrupsionin
-U tha në Opinion

Rama: Dixhitalizimi i shërbimeve publike uli korrupsionin

9 Maj, 2025 10:18 pm
Rama në ‘Opinion’: Projekti i inceneratorëve ishte i duhuri,por ka patur individë…
Kryesore

Rama në ‘Opinion’: Projekti i inceneratorëve ishte i duhuri,por ka patur individë…

9 Maj, 2025 9:55 pm
Para
Berisha për VOA: Nuk do krijoj forcë të re politike, 11 dhjetori rithemelim i PD

Berisha për VOA: Nuk do krijoj forcë të re politike, 11 dhjetori rithemelim i PD

Rregullatori i BE-së autorizon vaksinën Pfizer për fëmijët 5-11 vjeç

Rregullatori i BE-së autorizon vaksinën Pfizer për fëmijët 5-11 vjeç

Berisha: Fatos Nano kur është esëll flet saktë, t’ia njohim këtë meritë

Berisha: Fatos Nano kur është esëll flet saktë, t’ia njohim këtë meritë

TE FUNDIT

Sot etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”/ Rrugët që bllokohen në Tiranë, ja oraret

Sot etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”/ Rrugët që bllokohen në Tiranë, ja oraret
10 Maj, 2025

Sot do të zhvillohet etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”. Gara kronometrike do të përfshijë sot vetëm qytetin e...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 10 maj 2025

Parashikimi i motit për këtë javë
10 Maj, 2025

Dita e shtunë do të jetë me mot relativisht të paqëndrueshëm, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Reshjet e shiut do të...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 10 maj 2025

Horoskopi, 7 shtator 2023
10 Maj, 2025

Dashi Mos bini në grackën e ndjenjave negative dhe ta bindni veten se nuk keni mjaftueshëm sfida dhe gjëra për...

Lexo më shumë

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet
9 Maj, 2025

Kreu i qeverisë, Edi Rama, është vënë përballë një pyetje “pikante” nga Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com